“”””””””””””””””””””””””””
Diku i vendosim
edhe epokat elektronike
e googëltore.
Aq ..e kaq njerëz
të sidoqofshëm…
Kolektoj
albumeve klasike
forma gjethje, lule, degë,
shkarpa…
Si thua, pendël, apo dhëmb ujku.
Pullë, gur, gocë deti…
Afishe..! –
..disa ngjitje tutkalle.
..diku, dikah e kërka.
Te kjo botë interesash
vetëm unë-e-ti
dhe unë-ty-e-ti-mua,
flem e zgjohem në një mjekërr kohe
të ngrohët…
Ku s’rrëshqasim për lindje
jemi duke u ngjitur për vdekje
si te një puthje amë
kujtim ndodhi e ëndërr…
“””””””””””””””””””
E ja!
Te ndajm në pjesë
të barabartën…
Unë të flasë në pasqyrë!
Unë flasë në…
Unë flasë…
Unë
kam kohë mjaftueshëm
të flasë n’pasqyrim të dritares!