Vitet , pritje te harruara ,
Nënën malli e shkrumboi,
Gjithë fëmijët e larguar ,
Ndihet vetëm , asnjë telefon.
Dita zbardhë , mengjesi i heshtur,
Nëna çapitet nëpër shtepi ,
Vetëmia e përpinë të tërë ,
Ulet në gjunjë , psheretinë.
Nga psherëtima thyen xhamat,
Delë prej te rreshkurit kraharor,
“ Po ku jeni bijtë e nënës ,
Pse nuk vini , më harruat?
“Me sy nga rruga numeroj orët ,
Që bëhen ditë, jave , muaj dhe vite ,
Zemra ime bijtë e mi ,
Po vdes së gjalli , po venitet . “
“Shtepia eshte perreth e shurdhët ,
Eshte e ftohte më s’më ngrohë ,
Arat jashte kanë ngelur djerr,
Bijët e mi ejani punoini . “
“Bollë punuat ne toka të huaja ,
Atje ku ju quajnë refugjat ,
Zemra ime ju do ketu ,
Që të më zbukuroni çardakët. “
“Bijë e mi më dogji malli,
Me flakë shpirti ne kraharor ,
Tani Ju këtë se kuptoni ,
Por më vonë do të me besoni “
“Femijëve jua kam harruar fytyrat ,
Prej pleqenisë , ma bëni hallall ,
Por dhe ju jam e sigurtë ,
Qe s’do me njihni keshtu si jam bërë!”
“Mu plakë shpirti edhe sytë,
Për së largu më s’shikoi,
Flasë me fotografitë në mure ,
Që si thikë me coptojnë .”
“Ejani bijë ju pastë nëna,
Ejani sa s’më ka mbirë bari ,
Më sillni gezimin e munguar,
Jam e lodhur , ju presë
Sa fryma të më ndali !”
“””””””””””””””””””””
NJË GRUA NË SYTË E TIJ
Lume qe rrjedhë pandalur në shkretëtire ,
Cicerima e jetës qe mengjeset i zgjon,
Oaz I pafund dashurie zhurmuese ,
Nje kordhele e kuqe mbi floket e ujevares .
Buzeqeshje pranvere parfumuar nga puthjet ,
Kompozim i nje kenge te pa kenduar kurre ,
Ninullë e sperkatur me qumshtin e gjirit,
Ekuacion i mistershem I pa zgjidhur kurre .
Shperthim i pranveres mes akullnajave polare,
Muzë lirike qe shpirtin tundon,
Nje lot i fshehur neteve te gjata ,
Nje klithmë dhimbjeje qe jeten zgjon.
Dashuri engjellore qendisur me ar’
Simbiozë e shpirtit në fluturim ,
Shi dhe furtunë ku thyhen rrufetë qiellore,
E pa imagjinueshme , vullkan në se I ke prekur dashurinë.
“”””””””””””””””””””””””””
PASARELA MENDIMESH
Në oazin e thellë te mendimeve,
Zhytem dhe dhimbjet lexoj ,
Atje perhumbet filli i kujtimeve ,
Vrapoj ti gjej , rrugen ngaterroj .
Çuditerishtë nje rreze drite hapet ,
Shohë lotin që laget në shi ,
Pranë një peme me lule veshur ,
Kërcen syshkruara krahapur atje .
Tek i shikoja ashtu mendueshem,
Lotin dhe vajzën atje larg ,
Me pushtuan serishte mendimet e stisura ,
Që si diell e shi ngujuar me mbajnë.
Zbresë syte në rrugicat e pagoja,
Atje ku vraponte nje kalë I bardhë,
Krifa e tij tundej dhe shundej,
Mua me zgjoi të fshehtin mall.
Ashtu si ai, zemra ime harlisur ,
Dashuroi si e çmendur në erresirë,
Dridhej prej prekjeve e prangosur ,
E mbajti në dryn shpirtin e lire .
Dhe thonë se prej kujtimeve
Shpirti meket,
Dhe brenda tyre me nje murgeshë ngjason ,
Une mendueshem u them pafrike ,
Kujtimet si trendafil shpirtit bulëzojnë.
Atje në pasarelen e mendimeve ,
Mbyllë syte nje çast , thellë frymoj ,
Shpirti me gufon ,dehur në gji ,
Shall te trendafiltë me hodhi pranvera ,
Parfumuar në aromen dehëse te buzëve që pranverën tundojnë .
Librash per femije . Ny 2022