“”””””””””””””””””””
KU VAJTI POETI
Asnjë varg i shkruar në leter ,
Asnje zë në telefoni,
Tek stoli I parkut ka muaj që s’duket ,
Poeti fjalëpak I lagjes tonë.
Rrugicës së lagjes ku ai kalonte,
Nuk ndihet me kolla e tij e gjatë ,
Njerzit me veshtrime perreth pyesin:
“Ku vajti, ku u zhduk poeti plak ? “
Dhe pema ku tymoste mbremjeve,
Tund dhe shkund petalet e saj ,
Pretë Poetin qe ti vije ,
Dhe vargje mall ti varë mbi degë.
Kush vallë e zemëroi poetin,
Qe pranveren e la pa buzeqeshjen e saj ,
Vargjet qe shkroi rendin mes pemëve,
Therrasin poetin që pranë tju vijë. .
Kanë ngelur jetime atje mes drureve,
Lutem me syte kthyer larte ,
Një zë qe erdhi ashtu pas erës , mes dhimbjes tha : “ Ka shkuar te thurë vargje atje lart !”
Qielli mu permbysë atë cast prej dhimbjes ,
Me mua qau dhe lisi plak ,
Nje dore te ngrohte ndjeva mbi supe ,
Dhe fjalët : “Poeti jeton kudo perqark!”
“Jeton në agimet e mijëra mengjes eve,
Në lule në sapoçelur që lahen në krua,
Në gumzhitjen e nje zgjoi blete , në puthjet e nje nate të patreguara “
“Jeton mbi krahët e eres ,
Në zërat e fëmijëve qe kumbojnë ,
Në gurgullimën e lumi te pafjetur ,
Në ninullat e mbremjeve qe gjumin mikëlojnë. “