31.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

MOS BANI POLITIKE ME IDHUJT TANE Sabah Bizi , nuk mundi te shihte dekoraten e larte ” NDERI KOMBIT ” Tashma , ai eshte verbuar plotesisht.

Shkruar nga SOKOL PARRUCA

MOS BANI POLITIKE ME IDHUJT TANE Sabah Bizi , nuk mundi te shihte dekoraten e larte ” NDERI KOMBIT ” Tashma , ai eshte verbuar plotesisht. Mirpo , ai nuk u verbua ne nje dite , ne nje muaj , ne nje vit…Kalvari i veshtiresise te shikimit ka kaluar ne vite… e nese , do te nderhyhej ne kohe , gjendja e tij do ishte krejt ndryshe … Por , asnje nga qeverite , si te majta , si te djathta nuk u interesuan per te , e lane te shkonte drejt verberimit … E kur iu dha titulli , u perlotem , sa nga gezimi aq dhe ng dhimbja , tek shihnim kampionin , fenomenin tone te ecte brenda nje terri qe e rrethon.
Ne ceremonine e rastit , pame ne rradhet e para vetem politikane….. Ndersa , do doja te shihja , ato qe ndikuan ne rritjen e ketij ylli.
Do doja te shihja familjaret e tranjereve te famshem te Ernest Helepiani & te Xhelal Jukes , Xhovdet Shaqiri..te Zushit tranjerit te pare qe mundi te dallonte se edhe pse nje femije te shihte lindjen e nje ylli.
Do doja te shihja familjaret e futbollisteve qe luajten me Sabahin , qe mjerisht i kemi humbur …te Hajro Lekaj , Menduh Dedja , Selman Cukali , Millan Vaso , Suat Duraj , Ardian Arra , e tjere .
Do doja te shihja ato bashkelojtar , qe per fatim tone te mire i kemi , e qe i dhane nje dore Sabahit te behej nje yll.
Si , Selami Dani , Frederik Capaliku , Rauf e Seit Canga, Zydi Basha , Leke kocobashi , Halil Puka, Cesk Ndoja , Fatmir Pacrami, Astrit Hafizi , Viktor Plumbini…Luan Vukatana , Roland Luci , Ferit Borshi , Isak Pashaj , Ser Dedja, Fasli Fakja…e mjaft te there , qe te me falin ndonje qe kam lene pa permendur.. Mbi te gjithe , do doja zoti President , kete dekorate Sabahit , te ia dorezonte …bash ai , kapiteni yne i madh Zan Rragami , tu pas ne krah Vali Zhegen , bashkeshorten e Din Zheges dhe legjenden e portes Shkodrane Paulin Ndoja… Sabahi , do ti njihte Zanin e Paulinin edhe pa folur , do ti njihte nga djersa e aroma e trupit te tyre…se ato kane nje jete qe jane djersitur bashke , jane perqafuar bashke per cdo gol e fitore te Vllaznise. E per ta ditur , ne keto nuk i kemi ndare , i kemi quajtur kater ” Mosketjeret ” ZAN , DIN , SABAH e PAULIN… Mundet , qe ne te ardhmen te dalin lojtare me te mire…po kurrsesi , nuk do mund te zbehin shkelqimin e kater “Mosketjerve “tane…Lavdia e emri i tyre do te percillen ne vite , si legjenda te nje kohe…e legjendat mbesin , kujtohen , nderohen ne breza… Prandaj , ju lutem politikan… mos beni politike me idhujt tane…
Ato jane te te gjitheve , pa dallim feje e ideje
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.