17.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

MOTIV NEN AVUJT E KAFES…

Ora Shqip

ZEF PERGEGA

…per poetin eshte e rendesishme te kuptoje se vdekja e tjetrit eshte dhimbja jote, para tij!
Njeriu, kur e merr penen ne dore dhe letren e ve ne tavoline per te shkruar, duket te mbeshtetet ne diellin e vet e ta pyes hanen e shpirtit a ka me i ba drite?!
Syte mos me i mbajte ne turfullimin e reve, tue prit shiun si zogu ushqimin me shprese se poetit ka me ia “njom” frymezimin e ngrit shinat e rimave te ece vargu i vet, i zene ngusht ne qarkun e moslubrifikimt ne metafora te humbura. Metaforat dhe krahasimet jane ne bregun tand, ti sjelle deti e vala brenda shpirtit qe dhemb dhe jo ajri qe leviz i papame ne cdo kend.
Me qe jemi jashte e kemi mangut si nje hane e preme pergjysme, lirine e gjuhes tone, aq me per ne qe vijme sic na thone nga Veriu i thelle, perthyer ne lecken e piste si maloke edhe pse detin e kemi patur vetem pak kilometra larg. Kurva jone e Lleshit te Mirdites ka vazhdue e vazhdon me e travlue nje shtet, sa ngrihen nipat e mbesat e shajne deri ne gur te kendit dajen e vet! Po a shahet daja???!
Ne kemi fatin e keq, pse kush ka fat ne mergim, e nuk jemi prezent ne boten e letrave shqipe, por qe ecim me paterica drejt saj edhe pse sot kjo bote eshte bixhoz. Si motiv i detyruar ne e kemi vendin tone si nje gurre e munguar frymezimi te perhershem, por qe cuditersht nuk na lejon qe ti qendrojme prane dhe as ti qasemi si Nane…makaberit kane veshur kostumin perendimore…ndonese kane shit mish te bardhe e droge! Ne, nese e mundim dhe e fitojme kete beteje, merite eshte guximi, pathosi i dashnise dhe talenti, nese dikun qendron si thuate e Zotit. Ne nuk kemi tjeter dhurate vec ate te preherit te perendise, per te permbush te papermbushur misionin e fjales!
Ajo qe na lidh ne me poezine eshte lenda e nje shpriti te trazuar, si anije busullhumbu,r qe tue pa pellumbat e bardhe dhe krushqit e delfineve si prijatare lyp si buken, bregun e saj! Ne ketu larg jemi miq te medhenj te nje pylli te padukshem, ku i kane varret njerezit e humbur…atje, ku kemi fshatin, qytetin, ndonje mik dhe dashamire te hutuem pas travlimeve politike dhe nxitimi me vu pasurine si denga ne mullarin e barit personal.
Ne ketu ushqejme metaforen moderne nga therja e zemres tone dhe nga bota e shprtin qe na kumbon mbi zhurmat e medha te avujve te metropolit dhe si blete te padukshme mbledhim neper dhimje nektarin poetik te kombit tone me u krenue para gradacelave, te cilat duem me u levdue, kur gervishin qiellin. Ne ia mbeshtesim metafores shtyllen e simbolit qe ta bejme ate me te forte e me krenare ne forcen e zanit, se ketu ka zhurma te medha dhe eshte veshtire te te degjoje njeri…aq me keq kur njeriu yt persegjalli te ka mni e frike! Ne udhqehemi nga poezia e shekullit dhe pse koha na penngon me cengelin e vet, edhe pse ne poezi asht fronti e mbrapa frnoti, kete te dytin mundohemi ta gatuajme me kulturen e vjeter antike te te pareve, shkruar ne murin e kullave, kangen e mocme e ne tymin e bardhe te oxhakeve e votrave te zjarreve!
Shume eshte folur per poetin, si qendje perendie dhe une e kam veshtire te mberrije atje se sot flutojne ne tufa krahezinjte. Poet eshte ai qe e privon veten, heq shume nga vetja, e mat mendimin, jo si prrua qe zhurmon me vershimin, ai qe asht i rrepte ndaj meshires, per veten deri ne harrim, me mujt me nxjer nga thellesia e te padukshmes dhe e fshehjes, ndoshta me e lene menje ane edhe dicka te vlerte e te bukur nga vetja, vetem e vetem ti laje me diell ato vlera artistike njerezore te kombit te vet, te cilat mendon se frymojne dhe edukojne njerezit. Per te vetmen gje “grindem” me gruan sidoms fundjave , kur me thote: “Na le pak vend se kam la teshat e s’ka ku ti ve se e ke mbush me libra e revista!” Do te ishte bukur sikur keto libra ti jepnin pergjigje me ia qetesue shpirtin e grave kur lodhen duke bere pune shtepie!
Ju e dini, kur lahen margaritaret, patrohen ne nje veshje e hirte, kur lahet floriri e ndrine e shkeqen! Ashu duhet me e la cdo rrokje me ia shtrydh ujin e ranen me ia heq nga barra dhe keshtu del ajo esenca si cerma! Sa me e shume me u ndal ne stacionet e vetvetes aq me shume perforcohet vemendja e mendimi ne kerkim te se bukures poetikei. Kurre s’asht vone me dashte dhe as me njoh veteveten. Kurr mos shko me sy nalt se driten e ke si gjurma jote qe hedh! Poeti asht nje shpirt i realizmit jetesor me shpirtin e filozofimit te qenies njerezore dhe tokesore. Poeti nuk eshte lytje besimtari, por fjala e tij ne besim! …per poetin eshte e rendesishme te kuptoje se vdekja e tjetrit eshte dhimbja vet, para tij! Me e gjurmu si gjeologu mineralin, koshiecn dhe subkoshiencen e vet se ay gjen thesarin e tjetrit dhe aty lexuesi do te gjeje ty!
Thjeshte ishte nje motiv nxitimthi nen avujt e nje kafe qe zakonisht nuk e pi kaq here ne Detorit, pasi nga dritarja ne xhama me eshte ngjit bora e bardhe. Ju pershendes per nje dite te diellshme.
Detroit me 20 shkurt ne ditelindjen e dy binjkakeve te mi!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.