Brenda teje.
Seç të vjenë në mendje, dëshirë që të shkruash
Është lehtësi në shpirtë, brenda të mos vuash,
Të shkruaj për gjithçka, për ato që krijoi Zoti,
Për ëndra të magjishme, e për një pikë loti,
Dëshira më erdhi, të shkruaj për tokën,
Një topë i rrubullakët, që konsideron botën,
Kur linda, tek ti shkela, unë për herë të parë,
Asnjëherë moj tokë, prej teje nuk jamë ndarë!
Tek ti u rritë pema, tek ti mbiu bari,
Tek ti ndërtohet shtëpia, tek ti hapet varri,
Ti moj tokë e bekuar, nuk u mërzite me mua,
Edhe kur s’të thashë, asnjë herë të dua,!
Ti mbanë mbi shpinë çdo gjë, të kësaj bote,
Asnjëherë nuk e dëgjuam, fjalën se u lodhe!?
Gjithomë ty të grryen, ti kurr nuk rrënkove,
Të thëna e të pa thëna, brenda teje more,
Atje brenda teje, fshihen të gjithë hallet,
Tek ti është pasuria, tek ti janë dhe malet,
Ata panë çdo gjë edhe kurr për ne nuk folën,
Vetëm nga dëshpërimi, lotin se çe nxoren,
Ah moj tokë e mjerë, moj tokë e bekuar,
Sa miliarda njerëz, kalove nëpër duar,
Të gjithë brenda teje, çdo ditë vijnë e prehen,
Mijra gëzime e plagë, tek ti moj tokë u fshehën
Të shkruash për ty, do të duhen vite,
Çdo gjë që merrë frymë, mbi ty moj tokë rritet,
Te ti gjendet vdekja, tek ti gjendet jetà,
Mbi ty thuhet gënjeshtra, brenda teje e vërteta,
Moza Reçi Shehi
Datë, 19/04/2020