13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Moza Reçi Shehi

 

Pena e artë
O penë e artë, në vite të gjuajti rrufeja!
Ti kur u plagose, shkruajte fjalë të reja,
Thika tu ngulë, nga shokët e fëmirisë,
I sfidove, u skalite në beteja, prapë ja ke rinisë
Shigjeta t’u ngulë, thellë në shpirtë të shpoi,
Tej për tej trupin, ajo shtizë të depërtoi,
Të futën në qeli ku diell e hënë s’kish,
Ti prapë mbijetove ,shkruajte sërish,
Me një fije shkrepse të djegur, e në dritë të qirit,
Shkruajte poezi, ndezur mbajte dritën e syrit,
Buzëplasur e trishtim kishe, shkruajte në vetmi,
Frimëzmin si të erdhi, ti jetoje bardhë e zi?
Shkruajte në terr, me frikë gjithmonë pa u ndalë
Kurr nuk e bashkove, të zezën me të bardhë,
Shkruajte për vatan, për besë e flamurë,
Pastërtin e shpirtit nuk e njollose kurr,
Shkrimet e tuaja, i fshehe me kujdes në kartë,
Tani ato rruhen ,në biboteka ,si pjesa më e artë,
Në fije të perit ishe, balta të kish mbuluar,
Shpirti yt i pastër, në qiell është duke pushuar,
Moza Reçi Shehi
L'immagine può contenere: notte
Datë, 14/04/2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.