Nesër thash!
Qysh se fillova të kuptoj, të pash, e çuditur!
Ti su vonove, shumë shpejtë më ke rritur,
Kur nuk të bezdisa as nuk të qortova!
Troket s’ti arita, hapin ngadalsova,
Përse moj kohë, kaq shpejtë po vrapon?
Ndalo me mua, ec siç eci unë!
Të pashë kur erdhe, por kur ike jo!
Më porosite, sa linda, ec me mua, mos ndalo!
Matësi jotë nuk prishet, ti kur nuk gabon,
Ecën krenare, se çdo gjë e zotëron,
Fajtore jam unë, paskam ngelur prapa,
Ti ike shumë larg,
Kurse unë. Eh unë, u lodha u mplaka!
Kohë të bukra më thanë do vijnë!
Natë e ditë te porta i prita,
U lodha s’të ndoqa, u mërzita,
Kohës vjedharake shkova e ju ngjita
Aty ngela, çdo ditë, nesër thash,
Sa e sa herë akrepat s’ti pash,
Tani u treta, u mplaka
Për ters, çdo një ditë më parë, të nesërmen e ka prapa.
Datë, 25/06/2021
Moza Reçi Shehi