13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Moza Shehi

Presim të na ngroh dielli.

Të ndanë, të coptuan,
vendi im i gjorë!
Ulurasin ulkonjat,
Të mbledhur si në korr.
Kjo cop për mua,
Kjo cop s’është e mirë!
K’të copzën e vogël,
do t’na jepni lirë!
Dua që të çirrem,
por goja s’po më fol,
Të çveshën të lanë nudo,
vendi im i gjorë!
Disa vijn n’avione
E disa me vapor
Disa kërkojnt’ju shkoj
si dhurat në dorë,
Na i morën tokat,
me kufi e pragje!
E lanë k’të popull,
pa miell në magje.
Lotin nuk ta panë,
kur t’rrodhi në faqe.
Kjo cop për mua,
Kjo cop e mirë,
Në shekuj k”të fjalë,
kemi kapërdir.
Lodhur!
U dërmuam!
Kockat e të parëve,
dhimbjen se duruan.
Të shitën vatan, si fustan në treg
Vetëm gjoksi i grisur,
e krahët të kanë mbet!
Kockë e lëkur, je t’kurur je tretur,
Kafshatën në gryk,
me llav ta kanë djegur.
Tani zëri yt, ka ik është përhumbur,
U bënë ziliqar,
përse vishesh bukur?!
Krekosur, me këpucët, spic
Kanë nëpër oborre foristrada,
një tabor polic.
Mblidhi po të doni, me miljona!.
Zëri juaj s’vjen, kur në veshët tona!
Mblidhemi se bashku,
bertasim në korr
Në veshin e shurdhër, si larask e gjor……
Erdhi furnizimi!
Tregu u mbush plotë!
U sulën ulkonjat, baulet si mbajnë dotë,
Presim, ditë të bukura?!
Syt i mbajmë nga qielli
Shpresë, tek i madhi Zot!
Një ditë t”na ngroh dielli!

Moza Reçi Shehi

Datë,19/02/2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.