Sa më donë zemra të jemë pranë teje, o e mira motër!
Të vendos dorën time, në dorën tuaj, të ndjejë mallë,
Mallin që më ka kapluar, e zemra zhuritet si e vrarë,
Ti je e vetmja, që më zëvendëson, hijeshinë e nënës,
Të gjithë brengat e zemrës ti them në sy, duke të parë,
Malli më shuhet, kur ledhatohet nga dora e mbuluar me ar,
Se brenda teje, rrjedhë gjaku i babait e nënës
E unë ri e të shoh, e të them: Ti i ke ngjarë hënës,
Në sytë e t’u, më duket se më fanitet ëngjëlli,
Në zemrën tënde të pastër, rrehë i njëjti tik tak
O motër, në trupin tonë, lëvizë i njëjti gjakë,
Të njëjtin qumësht pimë, në kraharorin e nënës,
Me të njëjtën gjuhë, ne u folëm, yjeve dhe hënës,
Nga e njëjta dorë u rritëm, e kur nuk jemi ndarë,
O motra ime e mirë, e unë të them: Ti diellit i ke ngjarë,
Sa rrugë e rrugica vrapuan bashkë, dorë për dorë,
Sa herë u lagëm nga shiu, u rrokullisëm në dëborë,
Rrobat në trupë na u thanë, qamë e u rrëzuam,
Sa herë u mërzitëm bashkë dhe prapë u përqafuam,
Si një manare më ndoqe, sa herë qejfin unë ta prisha
E unë të doja e të doja, brenda vehtes të të kisha,
Ti motra ime e mirë, unë të them: Ti nënës, i ke ngjarë….
Sa shumë vite bëmë, që prej trungut jemi ndarë,
Shpirti kërkon, të dēgjoj zërin tëndë të qetë
Dua të ëmblin përqafim, deri atje ku prekin retë,
Dua të shohë të mirët njerëz të dashur, atje dua me u tretë.
Aromë blini, lëndina e njerëz ,të ju flasë
me mallë,
Me ty bashkë do të themi, se ata prindër të mirë, janë gjallë,