Moza Shehi

Aty do të më gjeni!

Sikur toka të çahej në dysh
Aty do të më gjeni sërish
Mes zjarrit e llavës të vullkanit
Të prek mollën e Evës dhe Adamit.
Sikur vdekja të kishte qenë njeri
Do ta merja ta mbështjellja ta mbaja gji
Me lotët e kristaltë që bien mbi faqe
Aty do çelnin mijra lule manushaqe
Në botë u vendos të bëhet një testë
U mblodhen paraja, inati, dashuria për festë
Secila do të ishte aty e para
Dashuria e ulur po thurte përalla
Paraja u dogjë tek mali i shenjtë
Edhe inatin e mori me vete për dreq
Dashurinë e la ,tha s’ka ç’më duhet
Në arka të florinjta edhe sot ajo ruhet
U skalite në zemra e shtrejta dashuri
Qysh në kohën e Evës e Adamit mbete numër një
Nganjëherë fluturon disa herë zvaritesh
Në zemrat e njerëzimit aty brenda rritesh

Moza Reçi Shehi

Tiranë, 08/01/2021Imazhi mund të përmbajë: Moza Shehi, duke qëndruar, lule, syze, bimë, Zmadho dhe jashtë

“””””””””””””””””””””””

Pak shpresë!
Ende shpresë!?
Shpresa gjallë na mban,
Sa ëndrra brenda u dogjën,
Si kandili kur i soset vaj,
Fitili mundohet të mbijetoj,
Na vodhën ëndrat!
Futën dorën ndër vite,
Si në folenë e një zogu
Ndoshta padituri e kohës
Trishtimi dhe gurin në dysh e çau,,
Stinët mbeten dëshmitarë të kohës,
Venë e vijnë si dita e nata pa mbarim,
Nga syri i gurt, loti kërkon të dalë,
Si shiu që fillon kur mëngjesi vjen,
Shpresa zë vend në dritare të vjetra,
Nën rrezet e diellit që futet në plasa,
Hapet muri i vjetëruar
Aty rrjedhin gërma varfanjake,
Formohen fjalë pa kuptim,
Shkatërruar nga pesha e kohës,
Pak shpresë!
Vetëm pak kërkove në univers
Tani si margaritar fjala të rrjedhë,

Moza Reçi Shehi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.