Ja dhe sonte, me plot frymëzim poetik, po ju përshëndes!
Ju përshëndes, me zërin e poetit!
Si flakadan shkëlqejnë fjalët, ngjiten deri në qiell.
Muza e poetit, prek kraharorin e hënës.
Duket tepër madhështore. Dëshirë kam, të ulem në shtratin e saj!
Të shkruaj disa fjalë poeti,
Të lundroj në mijra ëndrat, që më ndoqën si hije. Të tretem nën shkëlqimin e saj, si qiriri i Naimit.

Desha të marë tek hëna, pak nga bukuria e saj. Atë hijeshi që e veshi që kur lindi.
Dua të vijë mes poeteve.
Aty do gjendem e mbrojtur, nga vargojntë e fjalës.
Me to, do të shkëmbenim muz poetësh
Atëherë do të thoja:
Unë jam.
Jam zëri juaj,
Jam fjala juaj,
Dhe ju jeni frymëzimi.
Të nderuar dëgjues të Radio Shkëlzenit!
Edhe për sonte, do t’ju uroj dëgjim të këndshëm në emisionin “Ora Poetike”, nga ora 20°°— 21°°!
Po ulumtoj nëpër Shqipëri dhe Europë, për të sjell pranë dëgjuesve, poetë. Nuk është aspak e vështirë. Poetet ashtu siç kanë shpirtin të pastër, me talentin që i karakterizon, derdhin vargje në letër. Por nuk ezitojnë të mbartin vlera për vete dhe i dërgojnë të trokasin në çdo zemër. Ata trasmetojnë një shpirt të dlirë. Nuk e kane aspak të tregojnë për jetën dhe veprimtarinë e tyre. Sonte më vjen vërtet mirë, që kemi një poete nga Gjakova. Ajo jeton në Zvicër. Ajo, do të flasë për jetën e saj dhe për një pjesë të veçantë, siç është poezia.
Me kënaqësi vjen Znj. Shqipe Hasaj.
Nuk ezitova që ta kem nderin, ta sjell pranë dëgjuesve. Këto janë persona tepër të veçant. Jo vetëm që dinë të flasin bukur, por edhe që derdhin në letër talentin e tyre. Zonja nga Gjakova na nderon sonte. Ajo vjen, na zbukuron emisionin.
Kush është Shqipja për dëgjuesit?
Ajo ka lindur ne qytetin e bukur të Gjakovës në Dardani
Fjala dhe vepra e saj poetike, meritojnë vëmendje dhe vlerësim.
Për të folur më tepër për jetën dhe veprintarit e saj, e kemi të ftuar në emisionin “Ora poetike” direkt në valët e “Radio Shkëlzenin”
Dëgjim të këndshëm!
Ju ftoj të na ndiqni
Në bashkëbisedim direkt në Radio Shkëlzeni.
https://www.radioshkelzeni.com/ Kontakti në Skype, Radio Shkëlzeni, Vibër ,dhe në mesenxherin tim. Ju faleminderit! Radio Shkelzeni, e krijuar nga Agim Zeka!