MANI I KOLZËS
Të erdha pranë,
Të dy ishim plakur,
Mani kuqalash i Kolzës që fëmi
Nën hijen tënde,
Me frutin e ngopur
Pushtoja hijen plot dashuri.
Të erdha pas vitesh,
Të ndenja pranë;
Shum u dëshpërova
Kur të pashë të çarë,
Shikoja veten time:
Nuk isha më djalë,
I rrudhur e thinjur,
Vite pa të parë.
2005
JEHONA E MALIT
Në pyllin e prerë
Jehona e malit u ngjir.
Gjumërimi s’ka më fuqi.
Zërat s’përplasen nër vete
E të kacafyten honëve.
Mali lakuriq,kambanë e shurdhët
Shungëllin si me qa,
Tingujt shuhen honëve,
Zë pylli më nuk ka.
Thirrjet e kaherëshme të jehonës
Tash si kollë e thatë,
Thirrjet mbytur në pyllin e prerë
Qetësinë e natës e kan vrarë.
Thirrjet e jehonave
Dashuri e vrarë
Që nuk fshihet dot,
Mbushur plot mallë.
1998
PËLLUMBAT E SHESHIT ILIRIA
Mbi lumin njerëzor flatrojn pa frikë,
Shikim i qielltë mbi ta vallzon;
Dhe kur mëngjeset jan të trishtë,
Mbi supe fëmijësh ata ndalojn.
S’e dinë pëllumbat ç’është frika,
As dhuna njerëzore në Sheshin e Lirisë;
Mbi astslacion,praruar nga vesa
Gugasin në shpirt të njerëzisë.
23 Mars 2020