Eh nostalgji e vitëve të herëshme krijuese!…

Ç’MË ZGJOVE KUJTIMET
Ç’më zgjove me shkronjat e çatit,
Mitare m’u çfaqe me sytë përdhe;
Në shpirt më dogje si prush i zjarrit
Kur nën hirin e fshehur, i ndezur fle.
Ç’djall erdhi tek un’ pas kaq vitesh?…
E librin e shpirtit zu të çfletojë,
Më derdhi në zemër lumë ngashërimesh
Në shtratin e tharë,të historis Trojë.
I mbledh ato shkronja, talisman i bëj,
Me mollzat e gishtave i prek lehtë;
Ti si derizhabël më hijezon në qiell
Si një pushtim Alien, i beftë.
SHTEGTIM
Pllanjë e Lenijes zu të thinjët,
Tufat e delëve u nisën karvan;
Ç’më mbet në sy trup i bjondinës
Me gjoks shpërveshur, lart në stan.
Me kërrabë e fyell nën hundë
Këndoj si lauresha mbi shkëmb,
Në rrugën e ikjeve pa fund,
Në ditën e lumtur që s’vjen.
Trishtim më solli kjo vjeshtë
Me pllajën e xhveshur, lakuriq;
Veç ëndërrat do marr me postjerë
Nga era që më ndjek vërtik.
1980..

FALLTORJA DASHURI
Se jetoj me zemër të plasur
Si hënë e grisur truri u gremis,
Gjumi më zgjohet prej ëndërrës
Si Enea i Trojës,në ekzil.
Rruga më humbi nga ky mendim,
Eshtrat nën brinjë ndizen vetëtimë,
Malit Ararat eci në verbim,
Kokëlidhur mbi krye dashurinë.
Tani nuk mendoj tjetërlloj,
Gjithçka më vidhet nën brinjë;
Në rrugën e shtruar me letra Tarot
Eci në gjurmët e fallit dashuri.
1973