30.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Muça Vladimir

Sot është dita ime e pestë e pjesmarrjes në Maratonën Nderkombëtare të poezisë, ku do të botoj 8 ditë rresht nga 1 poezi çdo ditë me foton time,dhe të ftoj një ose më shumë poetë të bashkohen në zinxhirin e poezive(Poet.Me Not Leave), ku poezitë do të përkthehen në anglisht dhe do të botohen në një almanak në gjuhën ruse.
Unë u ftova nga poeti Agim Bajrami.
Ftoj poetin Pëllumb Mane në këtë rrugëtim poetik.
Vazhdoj rrugëtimin tim me poezinë
FËMIJËRIA IME
Meditoj fëmijërinë në krah ere mbetur,
Si fërgëllimë e një lindje agimi;
Si një zog pendëçveshur mbetur,
Si rreze e dritës nga verbimi.
Gurgullimë e ujit buzë shkëmbit
Si Syri i Kaltërt më tundon,
Klithmë e tingullt e një sqepishe
Më vjen nga larg si një grifon.
Qiell i yjtë më zien në shpirt,
Në zgrip të jetës ç’më thotë një soltic?
Në Ostren mbi shtëpinë e Gjyshërve,
Mbi muret e vjetër nuk ka më dritë!
Përshpirtshëm më vjen fëmijëria ime
Me dimëra enigmash, dhomave vetmitare;
Helmuar,vdekur,nga viruse largimesh,
Si një dasëm e dehur,fiseve cigane.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.