UDHËTIM MBRËMJEJE
Kur kthehem mbrëmjeve,
Në rrugën time gjithçka s’e njoh;
Si në kupën qiellore,
Eci mes ligjëve të stranierit.
Nën hijen e oborrit
S’më pret vallëzimi i lehtë i lulesahatit,
Ku nga dritat e bashkuara
Të drapërit hënorë
Bashkohet dhe drita
E shumë yjeve qiellorë.
Në pentagramin e skamjes,
Përzier me korin e fshesaxhijve,
Përpij vetëveten në përjetime.
Ndër flegrat e hundëve
Më kundërmon akoma erë panje
Me dëshirën e zjarrtë
Të një ore në sofër,
Në sofrën e familjes pa ndame.
Radio Adreatiku më ofron lirikë të kohës,
Nga sopranot te Te deum kishtarë,
Gjer tek tallavatë tregtarë.
Në dritaret e hapura,
Simbol e fener shprese,
Mes ndriçimit të amullt,
Në sytë e një qeni,
Në këtë perendim mbrëmjeje,
I malluar për familjen,
Përgjërohem
Në qoshkun e një stranieri.