Muça Vladimir

Cikël poetik nga vëllimi”Zërat e shpirtit” për ju miq e dashamirës të fjalës bukur poetike
PERENDIM NË PËRMET
I mjegullt në horizont, sinëpër lojë,
Dielli në horizont;
Larg, prapa Dhembelit
Fiket ngadalë, ngadalë.
Mbi Përmet,
Si në të fundmin akt,
Në dhimbje përpëlit rrezet,
Si në një ankand.
Zhduket ngadalë lëmshi zjarrtë,
Përgjumur puthet
Mbi jastëkun e Çajupit të bardhë,
Si mbi shalën e një kalorësi Templarë.
Mbi luginën e Dropullit dihat
Zjarre Thesprote në frymë realiteti,
Me fëshfërimën e lulëve,
Këtë mbrëmje nga Përmeti.
Përmet 25/5/2019
TË PA NDJESHËM
Ata,pranë me mua,
Në tonet e rikthyera të tingullit tim;
Zhytur në gjëmimin
E ëndrrës time të largët.
Një dërdëllitje që të vret shpirtin,
Popull i pandjeshëm,
Me krahët e ëndrrave në tjetër orë.
Pasqyrë në thellësi,
Në tjetër frymë vdekëtare,
Mes një tjetër dëshire,
Në tjetër kënaqësi verbale.
MËSHIRË PALESTINEZE
Agimi i Ri mbi shenjtëri rrahu flatrat
Në tjetër Golgotë, në shekullin e njëzetë;
Në asnjë mendim të politikanëve,
Në tokën palestineze nuk mbin shpresë.
Tërë jetën time në glob të vogël
Si Krisht thërrita për paqe,
Lutrat më shndruan në gogël
Që s’ma hoqi dhimbjen e mbrame.
Përse kjo dredhi në në shekullin e ri,
Mes një golgote me dhimbje pa shpresë,
Si fundi një gjetheje gjirizëve
Nga Usa,Londra,Parisi shkesë.
Vullnet ora gëdhend në këngët e mija
Ashtu si nëna e Shenjtëruar,
Si era që puthi shpresën e një vale,
Pushtoi plagët e Birit të kryqëzuar.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.