19.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Muça Vladimir

Detaje jete nga kapitulli mbi natyrën
***
Lulet janë si femrat,
duan shumë dashuri e përkushtim.
***
Dielli u bë qiri para zjarrit
që ka pushtuar shpirtin tim.
***
Zëri i krenaris në këtë përdhosje
të vëndlindjes më thosh: të ikja;
Ndërsa zëri i zemrës më thosh të qëndroja.
***
Shpesh herë pëlqej errësirën,
se krijon kufij të paqartë.
. ***
Errësira nuk ka lidhje me ngjyrën e qiellit,
por me shpirtin e njerëzve.
***
Gjembat do të shpojnë gjithmonë;
Por nuk ke shkak të shkelësh trëndafilin.
***
Keqkuptimet janë si monedhat:
kan dy anë,
por kjo s’don të thotë se nuk ekzistojnë.
***
Disa kujtime janë si zogjtë,
ikin kur zënë shirat,
e na lenë retë e trishtimit.
***
Edhe dielli mbulohet nga retë,
por kurrë nuk e humb ndriçimin dhe ngrohtësinë.
***
Një kokërr gruri nuk e mbush hambarin,
por ndihmon kokrrat e tjera
në mbushjen e tijë.
***
Kur ujqërit plaken,
atëherë ata bëhen lolot e qenve
***
Pleq janë dhe malet,
Por gjithnjë blerojnë.
***
E vërteta është si shkuma e detit,
rrin gjithnjë në sipërfaqe.
***
Me fytyrën e një mize
Askush s’të afron asgjë.
***
Edhe nëqoftë se puna
peshon sa një kokërr gruri,
fshehur nën një rrasë guri,
në te do gjesh begatinë.
***
Veshi që nuk dëgjon të dobishmen
dhe gjuha që nuk thotë të vërtetën,
janë me defekte dhe të humbura.
***
Kur sundon drejtësia dhe mirësia,
populli shumohet,
Kur sundon ligësia,
populli lëngon e paksohet.
***
Të grindesh është njëlloj
si të hapësh digat e një rrezervuari,
e të përmbytësh vetveten.
***
Melhemi nuk i shëron plagët e gjuhës.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.