18.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Muça Vladimir

MES ËNDËRRIMËVE
Sonet
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe waterfall
Kur më shumë më kërkon,
Në ate faqe çfar të shkruaj?!
Si mirënjohës më bën të vuaj,
Syrin e shpirtin keqas m’a veskon.
Gjurmoj ngrohtësin mbi një harresë,
Të gjej breglumin e arrave në Ftadonë
Kopështin e Xha Zajes me manat pamorë,
Orët e fëmijërisë me mirësitë flugerë.
Gjurmoj nga Castelnova kodrën Atë
Përgjatë rrugëtimit të një fëmije,
Nën një kështjellë, nën hijen lofatë.
E në më gjen shtegtar mes ëndërrimëve,
Në infinitin shpirtëror të një enigme;
Mbyllma shtegun e të tjerave zhgënjime.
29/2/2020 Castelnovo di Sotto
APOKALIPS SHOQËRORË
Në thellësinë e kujtimëve
Zëri fëminor më ngjallet përsëri.
Toka djerrë,
Çatitë e rrënuara
Lotojn në varfëri.
Në ish lëmin e fshatit,
Në pijaniken e ngritur,
Zënka pijanecësh,
Versnikët e mijë.
Në shtëpitë e vetmuara e zbehtë një dritë;
Pleqtë bisedojnë…….
Për vite të errëta, pa dritë në sy,
Duket sikur luten njimend
Për Muhamed a Krisht.
Nër sy feksje mbinjerëzore
Si fluturim i një ëndërre,
Mbi fshatin kundron
Në pavedije,
Si sharmanët, kokë më kokë.
Nipat,mbetur me topin e vitëve të shkuara
Vijnë rreth pijatores,
Me nga një qiri.
Në thellësinë e terrët,
Buzëmbremjes
Një shkëndijë ta bën me sy.
ORA E LIRISË
Hapërova në shekullin e ri menduar,
Lehtë, e njëjta dëshirë me çiltërsi;
Nga luftërat e reja syzgjuar,
Mes grindjeve e therorit për liri.
Nazizmi i ri në tjetër kontinent
U çfaq me çallmë si një lubi,
Qëndresë e popullit si kurrëkënd,
Fashitur nga dogma e shekullit të ri.
Në ëndërr shoh asgjë të menduar,
Një grusht më pak, forcë nga të gjithë;
I mjeri popull gjithkund tradhtuar
Harron veten, kryqëzuar në statikë.
Akoma në përgjumje, si në bira dheu,
Në luftë për idealet e lirisë,
Tjetër besim, si shpatë Domokleu
Kërkon ky hero i gjithësisë.
Kërkoj dhe unë njeriun tim
Me shpirt e zemër prej Huniadi,
Se kjo “lojë” lufte në çdo agim
Më thellë më fut në rrugë së prapthi.
Shkurt 2014 Në kohën e “Kalifatit” të dytë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.