22.6 C
Tiranë
E mërkurë, 3 Qershor 2026

Muça Vladimir

Detaje jete nga kapitulli “Mbi shoqërinë”May be an image of 1 person, standing, ambiente të jashtme dhe monument
***
As poleni që e merr era,
nuk është kaq i lehtë,
sa fjalët e pavend e papeshë.
***
Ai njeri që humb rrugën e shtëpisë
e ka të humbur me kohë rrugën e vet.
***
Fëmija i rritur jetim s’është fëmijë,
por miniatura e një të rrituri me dhimbje.
***
Zotësi është që nga dhimbja dhe durimi,
të kthehesh në perlë.
***
Nëse nuk e udhëheqin të aftët,
fundi i atij populli është i sigurtë.
***
Sa më lart të ngjitesh në malet e jetës
aq më i paqartë ndihesh për te.
***
Çdo njeri që i kundërvihet progresit,
nuk mund të quhet intelektual.
***
Gënjeshtrat dhe shpifjet janë motra.
***
Falja është lëmoshë e shpirtit.
Mos u kurseni duke falur.
***
Ndrojtja është një stoli e bukur,
por s’mund të jeshë i nënshtruar ndaj sajë.
***
Nëse do që të jeshë i lumtur,
mos prit shumë nga jeta.
***
Të harrojsh çfar ke përjetuar
është njëlloj sikur të masakrojsh jetën.
***
Hiqe pikëllimin që ke në sy,
Mbyte dyshimin që ke në zemër.
***
Mos u lodhni duke folur.
E mos u nxitoni në dënime.
***
Gënjeshtra për një vepër mirësie,
ka vlerë si për të vërtetën.
***
Nënat jan kopshijet ku shëtit,
Baballarët janë lisat ku mbështetesh.
***
Gënjeshtarët mbështeten
tek naiviteti i njerëzve.
***
Inatin duhet ta hedhësh
në zjarrin e dhuratave.
***
Dëshpërimi i thellë,
kërkon trimëri të rrallë.
***
Në një botë që s’pushon së foluri,
heshtja vlen sa 1000 fjalë.
***
Kur e sheh tjetrin në sy
sheh dashuritë apo djallëzitë e botës.
***
Nuk ka jastëk më të butë
se sa ndërgjegja e njeriut.
***
Është nevoja ajo që përcakton
të keshë miq të vërtetë,
apo vetëm emrat e tyre.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.