12.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Prill 2026

Muharrem Meko

U emocionova pa mase, teksa ne adresen time ne faqen e pare te celularit, pash te çfaqej nje sms fare e shkurter;- te marten jam ne Korce – Bedriu !
Aty per aty ja ktheva;- mire se te vish- me sill librat e tu dhe u pergatit per nje bisede ne RTSH Korça !
Tri dite mu duken si tri vite; me Bedriun Islamin njohja ka qene perselargu, si dy ish gazetare te “ZP “, paksa ne kohe te ndryshme !
Madje mbaj mend se, njehere ne bisede e siper ish zv/kryeredaktori Shyqyri Meka, me thote;- ti Muharrem ke pothuajse stilin e Bedri Islamit ne te shkruar…kompliment qe s kam per ta harruar, si me i bukuri qe mund te me jete bere, ne jeten time si gazetar !
Emocionet e mija ne raport me Bedriun, kane qene gjithnje te gjalla edhe per faktin se ai eshte djali i njerit prej personazheve emblematike te Migjenit; – Zenelit ( Lulit te Vover ), per te cilin s besoj se ka mbetur kush pa u ngasheryer , pasi te lexonte kryevepren e Migjenit, kushtuar mjerrimit te kohes …
Bedriu, me hapjen e Shqiperise emigroj ne Gjermani ku spikati si organizator e patriot i shquar ne bashkepunim i organizates LPK, madje edhe si nje nga eksponentet kryesore te saj; levizje kjo qe çoj ne organizimin ushtarak te Kosoves nen emblemen UÇK, si nevoje per çlirimin e saj prej pushtuesit serb…!
* ** * ** *
Eshte vertete e veshtire t’i komandosh emocionet, kur ndodhesh perballe njeriut qe ti e adhuron ne vepren dhe personalitetin e tij shoqeror …veçmas, kur ai dallon kaq shume me angazhimin dhe kontributet e veta atdhetare !
Perqafime si me miq te hershem; me zgjati nje pako te vogel- brenda dy librat e tij te fundit; “Nate Pa Te Neserme, me dedikimin; “… nje jete te prere ne mes …” dhe ” I Verteti ” ! Ky i dyti , kushtuar njeres prej figurave emblematike te levizjeve shqiptare per clirimin e Kosoves dhe kryengritjes se shqiptareve ne Maqedoni, Ali Ahmeti , per te cilin ne fillim te librit kishte nje dedikim vertet sinjifikativ; -” Njeriu qe adhuronte si askush luften, por qe kur e preku, pranoj edhe paqen ” !
Biseda ne rtsh Korca u realizua; ai foli gjate perballe moderatores Erjona Pambuku; kryesisht rreth botimeve te tij ne kohe, por padyshim vendin kryesor do ta zinte kontributi, mbresat e kujtimet e tij te pashlyeshme ne organizimin e luftes per çlirimin e Kosoves; njohja e bashkepunimi me lidere te ndryshem shqiptare ketej e pertej kufirit imagjinar !
Ke mirenjohjen time dhe gjithe stafit te RTSH Korçes, i dashur Bedri !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.