S mund të ndodhë që Pjerin Ndreu të vijë në Korçë e të mos më kërkojë të pijmë një kafe tek Pazari…madje ne ndonje rast te hidhemi edhe deri ne Boboshtice, per te kaluar disa ore sebashku…
E unë qe ndjehem i vlerësuar nën shoqerine me te tille individualitete si ai, relaksohem tersisht;- koleg i vyer e drejtues partie model, njëherë e një kohë; aktualisht si një nga drejtuesit ekselent të njërës prej qendrave administrative nga më të zëshmet e historisë së herëshme e asaj të re të vëndit tone, siç edhe është Bashkia e Lezhës…!
Per te qene i sinqert, personaliteti gjithnje e ne ritje i Pjerinit, më krijon sadisfaksionin shpirtëror disi të veçantë ; me gezon jo thjesht për shkak te relatave tona gati gati vëllazërore, por edhe për faktin se tek ai jane te shkrira ne nje, cilesite me te vyera te nje drejtuesi qe me pune e pergjegjshmeri si rrallekush ,vizionar e i lidhur fort me shqetësimet e atij komuniteti aq punëtor e paqedashës të asaj zone, ben emer pa e lypur me sforco neper media apo gojë zëdhënësash, bajate !
Personalitete si Pjerini e drejtues si ai, të zbardhin faqen e i bëjnë nder pozicionit zyrtar që iu besohet .
Ndaj edhe si per ta mbyllur ketu statusin tim, urimin po ja bej pak a shume ne stilin shpirteror te asaj zone, ku ai ka zgjedhur te investoje dije, kohe e perpjekje per ta e ndryshuar ne interes te njerzve te saj;- te ndifsha të mirën o Pjerin Ndreu !