Rinia ka dëgjuar për lavdinë e heronjve të Vigut. Po jam i sigurtë, në variantin më të pasaktë!

Facebook-u do t’ia përciellë rinisë të vërtetën e heronjve të Vigut :
Sot 76 vjet më parë, më 21 gusht 1944, në Vig të Mirdites njësiti partizan prej 5 trimash komunistë ilegalë : Ndoc Deda, Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu, Ahmet Haxhia dhe Hydajet Lezha u gjenden të rrethuar befas e në pabesi prej mbi 300 tradhtarësh të reaksionit të zi të maleve! Që t’u dorëzoheshin urisë e etjes, tradhtarët i mbajtën bijtë e popullit, rrethuar në zheg të gushtit, pa buke e pa ujë! Po 5 trimat partizanë e kishin ndarë mendjen me dekë e mos me e thye besën dhënë Partisë Komuniste e Komandantit. Bijtë e thjesht të Atdheut i përbuzën edhe thirrjet, edhe premtimet e krerëve të reaksionit për t’u dorëzuar në shkëmbim të jetës. Po djemtë e Kurbinit të Krujës, të Lezhës e të Shkodrës e “dhanë jetën si me le” nën qiell ” te “Zotit” dhe në zheg të gushtit! Të pestë e me besa-besë, bijtë e shqipes luftuan, deri sa u vranë të gjithë, kapur dorë për dorë, duke mbajtur lart flamurin e LANÇ-it.
Dhe në çastin e fundit të jetës, djemtë e nënave krenare, gjetën forcë t’i shkruanin letër Komitetit Qarkor të Partisë të Shkodrës për t’i shprehur besimin e patundur në fitoren që po vinte mbi nazifashizmin e mbi tradhtarët e vendit!
Heroizmi, trimëria e sakrifica e partizanëve të Vigut jehoi e madhe në malësitë e Veriut e në Shqipëri, ndikoi fuqishëm për demaskimin e parisë e të klerit reaksionar, vënë në shërbim të pushtuesve të huaj!
Lavdi Heronjve te Vigut!
Lavdi 28 mijë dëshmorëve dhe heronjve të Atdheut!
Mu në qendër të Shkodrês, Komandanti ia ngriti prej bronzi monumentin e lavdisë Heronjve te Vigut, i cili u jepte bukuri e trimëri qytetit të Shkodrës loce e vet shkodranëve, që i kam njohur për burrërinë e mençurinë e tyrë olimpike dhe në ditët e zeza të reaksionit të 2 prillit 1991!
Forcat e errta të 21 gushtit të 1944-es dhe të 2 prillit të 1991-it, të mbështetura nga shteti fashist, e hoqën monumentin e
Heronjve të Vigut! Po heronjtë rrojnë! Ata janë të përjetshëm!