POETI DHE PUBLICISTI DEMIR GJERGJI NDAHET SOT NGA JETA
Ka ndërruar sot jetë poeti dhe gazetari i mirënjohur shqiptar Demir Gjergji. Lajmin e papritur e ka bërë me dije djali i tij i cili ka njoftuar edhe orën e përcjelljes për në banesën e fundit.
Në njoftimin e të birit të poetit thuhet: “Shokë dhe miq të babit tim , DEMIR GJERGJI , me dhimbje të madhe ju njoftoj se babi nderroi jete !Homazhet do të Kryhen diten e Marte nga ora 8:30 tek Shtëpia ,me pas do e shoqerojme për ne banesen e fundit !Faleminderit”, shkruan i biri.
Me origjinë nga Devolli i Korçës, Demir Gjergji e kalon fëmijërinë në Manëz të Durrësit aty ku kryen dhe shkollën fillore, për të vazhduar më pas arsimin e mesëm në Berat. Gjatë periudhës së shkollës së mesme ai dallohet për pasionin për poezinë dhe letërsinë dhe menjëherë angazhohet në shtypin e shkruar. Shkrimi i tij i parë ka qenë një reportazh i cili botohet në gazetën “Zëri i Rinisë” për të vazhduar më pas me plot shkrime në gazetën “Drita”, “Adriatiku” dhe revistën “Nëntori”.
Në këtë kohë Demir Gjergji fillon të shkruajë dhe poezitë e tij të para, të cilat po ashtu i botohen në gazetat e kohës.
Demir Gjergji, është një emër i njohur në letrat shqipe, ku për dy dekada shërbeu si gazetar dhe drejtues i emisioneve të suksesshme në Radio Tirana “Fjala si fillim, Fjala si flijim” dhe “Vatër shqiptare”.
Demir Gjergji sapo kishte dale ne pension dhe ishte ne kulmin e energjive krijuese. Ai ishte nje redaktor dhe inkurajues i dhjetra librave te krijuesve te rinj, ishte pjesemarres ne shume veprimtari letrare te organizuara nga gazeta Nacional dhe Qendra Nacional.
Une vete shpeshhere kam marre pjese ne emisionet e tij per letersine ne radio Tirana, një emision të cilin e drejtoi për gati dy dekada, me shumë përkushtim.
Gazeta Nacional i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, miqve dhe të afërmve të tij.
Poezia e tij do të na kujtoi gjithmonë Demirin, një njeri shpirtmirë, të respekktuar dhe dashamirës.