14.5 C
Tiranë
E enjte, 24 Prill 2025

Murat Ajvazi

Nikollë Loka: MEMORANDUMi DREJTUAR LIDHJES SË KOMBEVE, KLERIKĖT SHTJEFËN KURTI, GJON BISAKU, DHE LUIGJ GASHI, Tiranë 2021,faqe 350.

Studim me interes qe u referohet tre klerikëve

qe u martirizuan per mbrojtjen e popullit shqiptarë dhe kishen.

Këto ditë doli nga shtypi libri i Dr. Nikolle Loka

me titull Memorandumi drejtuar Lidhjes së Kombeve, Klerikėt Shtjefën Kurti , Gjon Bisaku dhe Luigj Gashi dëshimtarë të popullit martir, botoi shtepua botuese ,,Emal ” në Tiranë.
Studimin ne fjalë autori e ka sistemuar: Parathënia nga Prof.Dr. Ana Lalaj (faqe 5-8),
kreu i parë ( fq 9-76),kreu i dytë(fq 77-139),kreu i tretë ( fq140- 170),kreu i katërt(fq 171-186), kreu i pestë (fq 187-205),kreu i gjashtë (fq 206-260),kreu i shtatë(fq 261-277), biblografia(278-286), faksimile dhe foto (fq 287-347) dhe përmbajta (fq 348-359).
Në kreun e parė autori ia fillon këtij studimi me një vështrim mbi pakicat kombëtare dhe shqiptarët në Shtetin serbo-kroato- slloven pas luftės së Parë Botërore,pastaj flet për Lidhjen e kombeve formimin e saj dhe mbrojtjen e miniriteteve, Traktatin e Saint- Germain-en-Laye dhe Mbrefërinë SKS.Sa i perkėt shqiptarëve ne mbretërinë ne fjalë autori trajton diskriminim e tyre si nje pakicë shkatërruese dhe armiqėsore per pushtetin ne fjalë.Me tutje paraqet gjendjen e katolikve dhe marrëdhėbiet e qeverisë së Mbreterisë SKS më Kishën katolike.Sipas autorit del së pozita e katolikėve shqiptarë ishte shumë e keqe dhe e rendë.Në kreun e dytë paraqet shkeljen e të drejtave kombėtare të shqiptarëve, konvertimin e dhunshën të tyre, informacionin e derguar nga Imzot Lazër Mjeda derguar Kardinalit Girolamo M. Gotti Prefekt i Kongregacionit të Shenjtë të Propagandës sė fesė katolike në Vatikan, per gjendjen e mjerueshme të tyre, ndalimin e mësinit të gjuhës shqipe në shkolla, dhunen ndaj shqiptarėve, prapambetjen ekonomike, reformen agrare, kolonizimin serbo- malazez në tokat e tyre me qėllim për ti detyruar qe të shperngulen.Në kreun e tretë flet per shpërnguljen e shqiptarëve më dhunė drejt Turqisë, marrëveshjen famëkeqe jugosllave-turke pėr emigrimin e shqiptarëve.Ai mëtutje flet per mbështetjen italiane ndaj shqiptarève dhe interesat italiane në Ballkan.Mund të jetë një imazh i 1 person
Me tutje studjuesi Loka flet pėr perpjekjet e Komitetit „Mbrojtja Kommbėtare e Kosovės për mbrojtjen e shqiptarëve të mbetur jashtë shtetit shqiptar, promemoriet e Hasan Prishtinës,peticionin e Hasan Prishtinës tė vitit 1929, derguar dhe i pranuar nga Sekretari i Lidhjes së Kombeve më 2 mars 1929, ku përfaqësuesi i mbretërisë ne Lidhjen e Kombeve nê vend qe tu përgjigjet fakteve të paraqitura nga Hasan Prishtina kishte kaluar në akuza personale ndaj tij. Autori në vazhdim paraqet memorandumin e vitit 1930 të Hasan Prishtinës.Të gjith këto janë përfshi në kreun e katërt.Në kreune pestë Dr. Loka paraqet dhunen e shtetit jugosllav ndaj klerikëve katolikë shqiptarë, rolin e organizatës serbe“Narodna Obrana“ në dhunën ndaj shqiptarëve, e cila u dergonte letra kërcnuese priftërinjeve katolikë dhe përndjekjen e tyre, vrasjen e At Shtjefën Gjeçovit etj. Autori në fjalë në kreun e gjashtë shkruan per largimin e detyruar nga Kosova dhe vendosjen e tyre ne Shqiperi té klerikëve Gjon Bisaku, Luigj Gashi, Shtjefën Kurti dhe letren e tyre derguar Shkëlqesisë se tij Nuncit Apostolik në Beograd para nisjes per në Shqiperi me 14.12.1929. Mëtutje flet per jehonen e largimit të tre klerikève në faqet e shtyoit shqiptarë dhe atij botëror
. Ne vazhdim Loka flet per udhétimin e klerikëve nga Tirana bë Romë dhe drejt selisė së Lidhjes së Kombeve në Gjenevë dhe paraqitjen e Memorandumit në Lidhjen e Kombeve, jehonen e memorandumit etj.
Në kreun e fundit autori i paraqet tre klerikët zëdhënės të popullit shqiptarë.
Me tutje pareqet njê mori dokumente faksimile dhe foto të klerikëve dhe foto te tjera te pa publikuara deri me tani.Autori per hartimin e këtij studimi ka përdorur dokumente të pa publikuara nga Arkivi i Shqipërisë,Arkivi della Sacra i Fides në Itali . Studimi eshte i pajisur me një literatur te pasur ne shumė gjuhë. Autori Loka ka nxjer një studim shkencor më interes të madh pėr Historiografinë shqiptare e më gjërë.Autorit i urojmë suksese tjera dhe shendet
Prof.Mr.Sc.Murat Ajvazi Baden Zvicër
Kryetar i Lidhjes së historianëve shqiotarë
në Botë me seli në Zvicër
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.