16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Murtez Asllani

DITARI I JETËS
Në ditarin tim
çdo ditë diçka shënova,
gëzime e pikëllime
gjithçka përjetova.
Kjo jetë është e tillë
dhe ka vuajtje plot,
ndodhin gjëra të ndryshme
që duhet qarë me lot.
Pak ditë të hareshme
në ditar shkrova,
por edhe hidhërimet
aty i shënova.
E shkurtër është jeta
fare pak mendojmë,
ta gëzojmë këtë botë
pak lumturi të shijojmë.
Secili njeri i mençur
diçka në ditar kujton,
por ditët e rinisë
askush s’i harron
Por edhe në pleqëri
në ditar kujtova,
shumë ngjarje trishtuese
në jetë përjetova.
Ndoshta kam gabuar
që mbajta ditar,
dhe këto ngjarje
askush s’i kishte parë.
Ky ditari im
lë të mbetet kujtim
për brezat e tjerë
që vijnë në vazhdim!
TË HUAJIN E ÇMOJMË,
TANËT S’I VLERËSOJMË
Është si për çudi
që diçka ka ndryshuar,
të huajin e çmojmë
tanët i përbuzim?!
Çdoherë njeriun e afërt
e rëndojmë me fjalë
dhe pak mendojmë
le të dalë ku të dalë.
Ndërsa me të huajt
kemi shumë butësi,
ta merr mendja
se është tjetër njeri.
Mendoni pak, o njerëz
se kur je në rrezik
yti të mbron,
jo ndonjë armik!
Ne me të huajt
sillemi fort mirë,
por me farefisin
jemi shumë të vështirë.
Deri kur kështu
vëllain ta nënçmojmë,
ndërsa të tjerët
gjithmonë t’i lartësojmë?!
FESTUAM 100-VJETORIN
(1925-2025)
M U Z E Q I N Ë
Nxënës dhe arsimtarë
urime kjo ditë,
shumë suksese paçi
e mbarë qoftë kjo rritë!
Me program të pasur
kjo ditë u shënua,
breza të shumtë
këtu janë shkolluar.
100-vjetorin e shkollës
e festuam plot hare,
pa pushtues dhe të lirë
këtu jetojmë ne.
Qoftë e mbarë kjo rritë
festofshim edhe shumë vjet,
paçI shëndet e suksese
gjithmonë në këtë jetë!
Mësoni e festoni
për shtet e atdhe,
jeni brezi i ardhshëm
ju urojmë suksese ne!
Shumë vjet u përpoqën
arsimin shqip ta ndalojnë,
por me vetëmohimin tonë
s’munden ta shkatërrojnë.
Por edhe veteranët
nuk duhet harruar,
për të mirën e shkollës
në Muzeqinë punuan.
Ishin vite të vështira,
kur disa punuam,
por me shumë guxim
drejt dijes shkuam.
Kjo vatër e diturisë
krenare qëndron,
emrin e Lasgushit
shkolla e nderon.
Kjo tempull i diturisë
çdoherë suksese shënoi,
mburremi me ju
që tradita vazhdoi.
20.5.2025
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.