Halle, halle
Njerëzit në këtë dimër
Vërtet me shumë halle
Dashka t,i pyesim deputetët
A të hedhim edhe valle
Kërkesën duhet patjetër
Me shkrim edhe me gojë
Pe lejen e deputetëve
Është e ndalur kjo lojë
Deputetëve ju premtojmë
Nga sot për herën tjetër
Nuk do hedhim valle dot
Pa marrë pëlqimin në letër
“”””””””””””””””””
Lakmia për karrigë
Sot qendrën e qytetit
Vërtet të tëren e dridhe
Qëllimin e njejtë e keni
Vetëm për karrigë bythe
Dikush nga lakmia
Të tjerë edhe nga hatëri
Me çekana dhe kazma
Mungoi vetëm drapëri
Foto dhe skena të tilla
Nuk i kërkon dot” loja”
Lakmisë për karrigë
Kaherë i ka dalur boja
Herë njëri e herë tjetri
Me llafe bosh e të gjata
Askush nga ta nuk e dijnë
Çka pjellë sonte nata
“”””””””””””””””””””
Mirënjohjet aktuale
Shkrova, botova
Në fb madje postova
Kurrë me mirënjohje
Deri sot nuk u nderova
Mirënjohje dhe dekorata
Nga katër anët vershojnë
Për gëzimet dhe urimet
Madje nuk po mungojnë
Për mua keni mendjen
Letër fare mos harxhoni
Madje ju kisha propozuar
Lektor bile të kontaktoni
“””””””””””””””””””””””””
INFORMATA
Hoxha e informon bashkinë
Për një lajm të ndodhur
Para dyerve të shtëpisë së tij
Gjindet njër gomar i ngordhur
Menjëherë ata të bashkisë
Tregohen pak si indifirentë
Hoxhë ! Për varrimin e tij
Vërtet ju jeni kompetentë
Nuk ju iku dot obligimeve
Kompetencat të mos ngatërrohen
Obligim moral për varrim e kam
Aty, shokët e tij të informohen