-1.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

MyEndy Sonja

UNË JAM SI SHIU
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, jashtë dhe Zmadho
Kthehu
kur mbrëmja të mbulojë dhenë,
kur hëna të harkohet,
si petale fshehur,
brenda guackës së perlave.
Kthehu kur të afrohet pranvera
të fshihemi liqenit t’gjelbërt,
të qëndrojmë thellësive,
si gurë të mbuluar nga myshqet.
Unë jam si shiu,
vij me erën e largohem.
Ti je vetë toka,
përmbushur gjithmonë nga gjelberimi.
Unë jam në shtegetim si zogjtë
e ti je qielli ku fluturoj.
Unë jam drita e zbritur mes vegimit
e ti zjarri i djegur perëndimit.
@

MyEndy Sonja

.Al-Ahssa

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.