Një zonjë, mu lut të pershkruaj sadopak pejsazhet e shpirtit të sajë … ajo krejt normal nisi të më tregonte, dhe unë pa penel , pa bojra , e pa pregatitur isha , e për dreq unë s’jam as piktor. Përsa i pëket formës , në këndveshtrimin tim , do të përdorim penën e shpirtit dhe frymëzimin e marrë nga Kryqi i Krishtit. Zonjë i thashë : ta këndojmë përshkrimin , aq sa bashkë të mundemi.
– Vazhdo ..nise tregimin :
Sytë e sajë, asajë i impononin mesazhe të egra,si: do të shqyej nga faqja e dheut thërrisnin .Sytë e asajë breshke zvarritur .. Saktësisht, sikur unë për të kisha qenë një mi i fshehur nën dysheme, ku me një shkop, mund këdo të vriste … unë kuturu, nisa me penel te shkarravisja , s ‘mund të dilja kundër vullentit të tregimit shpirtërorë të mikes, perballë, që vazhdonte të fliste. Unë nuk mund të dilja dhe kundër kuadratit që instiktivish kisha krijuar, nga rrëfenjat e trishtura. Zot , në c’fantazi më fute o mike !? S’mund të lejoja të mos përshkuaja thundrrat e kalbura të një shtrige të dhjamosur, të majme. Mbëthyer gjer në grykë me stolite e brilante , ajo që shiste e blinte shpirtra , e për fat të keq gjithsisoje ç’katandiste ,me të pa’fytyrat magjistare. Kështu mu krijua në mendje imazhi i panjohur për mua , i kësaj femre. Po! . pò, unë e pashë atë, dhe si vegim në ënderr, ku shkallët e kështjells i zbriste ,na ishte kështjellare . Ajo plaka ujkonjë, nxirë si bankiere e kumareve, të mbytur, në urën e psherëtimave. Sa e ëmbel hiqej , si suitë vdekjen nxiste, sikur me derhem shpirtin t’a nxirte. Ajo nuk jepte asnjë shenjë alarmi … {e pabese ..} Dëshironte të vriste vetem mëndjet .Sa çudi..kur një fytyrë si pasqyrë shëndriste, në agoni, ajo ngërdheshej, frymën në grykë ta priste , por kishte frikë dhe nga vetja e sajë, kur kokën në pasqyre nxirrte , i pasqyrohej pamja si perbindëshe .
Jo çfarë shkelqen ështe e bukur!
Jo cfare shkelqyer është e artë .
Po vallë ,vallë kush ishte motivi , rrëfenjat llahtar, kaq llahtarshe dhe mbytur mu shfaq buzëqeshja ,po e bashkëlses… Cudi .. !! ?? Si të jeshë i vdekur e të ngrihesh, në anën e gabuar të ëndrrave. Dhe kështu, vdiste cdo ditë e cdo herë mikja ime, kur ajo ujkonja katile i afronte të gëlliste, nga lumi i vdekjes, vrerë e ligësi. Ajo… më liga e së ligës , më e madhja e të gjitha të këqijave. Mu duk , sikur u ngjita në majë të Ajzbergut e u shkriva , u shkriva nga rrezet e Diellit. – Fjalët e fundit , para se ajo të ikte, më belbëzuan nga fundi i shpirtit tim, të vrarë : po pse keshtu !? Po pse o mike? Unë për ty ndihem në zi, dhe pse s’je e vdekur. Ajo nuk u ndal, në ecje e sipër , me zërin si në agoni të përjetëshme, belbezoi e robëtuar vetëm një frazë të vetme : e tmerron mosthyerja e mëndjes sime .
O ZOT ..u ngurtësova para kuadrit, në miniaturën e akullt .. në një sfond të errët, ku rrezet rrinin të fshehura e percëllonin , në frikë e në hijeshi, priste nga Perendia të lindë një forcë e re ,të shkatërrojë fenomenin e paturpshëm te injorancës, ligësi.
“Pse unë?”
Universi mezi merr mundimin të përgjigjet: pse jo?
Dhe ti ! Sa hije e rëndë nga ky Univers. Thjesht të pyeta o madheri ?! … kur sot asgjë më nuk ekziston. Materia ime u zhduk , çuditrësht askush s’mbizotëronte .Unë .. ..unë, veçse ulërija pa fund, gjer në kupë të qiellit britmat u dëgjuan ..nuk dija në cilin planet kisha fluturuar. Dikush me nje pupël rruazen e qafëa më theu , zemrën me thonj ma nxorri , trurin një force e mbinatyrshme ma mori ,por ndoshta nuk ishte momenti që unë në një botë tjetër të shkoja , pëgjithmonë .Gjithsesi asgjë skisha per të e humbur. Unë nuk pata frikë nga vdekja , doja të shpëtoja vetem mëndjejn time !! Sa e shtrenjtë ishte ..në asnjë kusht nuk duhet të bshkangjitesha me paralizen ..jo , kjo nuk ishte pjesë e imja .Sa e urreva atë hije te cmendur… në atë moment ,ndoshta Perendisë i erdhi keq për mua , filluan të shfaqen shenja jete , kujtesa nisi të më vinte, dhe më keq më vinte , që Engjëlli Im , Biri Im, në këtë gjendje nuk duhet të më shihte. ..as të zbehte të mos më shihte .. .Kurrsesi !! …
.. djali im , Biri im ishte gjeja më shtrenjtë që në ketë botë kisha , beh… ..{ unë pashë si sytë një e nxire ja perfshiu , dhe do kujtoj tre fjalet : mama ti nuk mnd të vdesësh…ti je shum e re ,mam , pastaj dhe unë ngelem vetëm }.Ndersa doja që të ruante kujtimet , ku me forcen e shpirtit beja gjithmonë çdo të pamundur …ato caste kujtimesh , që në brishtesi muzike dëgjonin, e duke qarë të dy të
përqafuar me të njënjtin melodi “Stend Bay” , për dhimjen edhe per Nënë n time… i kujtoj , kjo eshte zemra ime ,zemra e çdo prindi ,në ate cast kur ika.. . {të luftosh me shpirtin, përballje shpirtërash ..}.
U ktheva përsëri …
Në fakt, shumë herë kisha vdekur, asnjë shqetësim më kjo spërbënte, cdo gjë e cpërfilla … thjeshët nuk lejoja të fshihej alfabeti i mëndjes time . Thjeshtë, nuk lejova që në vdekje time, mendja ime të mos ishte prezente … e ndoshta sot, do isha një vakavond nëpër yje …