2.5 C
Tiranë
E shtunë, 13 Dhjetor 2025

Myslim Xhaferaj

AROMË R I N O R E…Imazhi mund të përmbajë: 1 person, kostum
Ajo puthje valë e zjarrtë
Në aksjonet e rinisë ,
S’ishte puthje, ishte mjaltë
Ish ‘ nektar i dashurisë…..
Ndrinte si margaritar…,
Syri , vrulli moshërisë…..
Në Libofsh e në Mbrostar…
Shtroi shinat… e Shqipërisë…*
Forcë vigane dashuria ,
Shpërtheu si llav e vullkanit ,
Si një bletë u ngrit rinia
Ndërtoi “hojet ” e vatanit…
U njohën u dashuruan
Siç dashurojnë zogjt e malit ,
Dashurinë e çimentuan ,
E ruajtën si syt e ballit.
Ishte shpirti borë i bardhë
Dhe fryme patriotike…
Me qesen si një flet dardhë
U bënë vepra titanike….
Hekurudha po vajton
Kujtimet vijnë si ujëvara ,
Se rini ‘ e moshës tonë
I ka kallot të pathara…
Vitet si era kane shkuar
Bora majave ka zënë…..
Ajo puthje prushëruar
Vjen në vargje bëhet këngë…
*- Traset hekurudhore i çeli
rinia e Shqipërisë me shpirtin luftarak vullnetare…
*- Pas viteve 1990 Hekurudha ra ne gjumë , u neglizhua ,u harrua u sakatua……
Kushtuar shokëve dhe shoqeve
pjemarrës në atè asjon…
15 Gusht 2020…….
“””””””””””””””
I PREKA YJET
ME DORË
– Në “MEKËN ” time…
Gjunjët si me ashensor
Më ngjitën mbi Trebeshinë,
I preka yjet me dorë
Siç prek librat në vitrinë…
Gëzon shpirti shkëlqen nuri ,
Syri nuk ngopet së pari ,
Në Trebeshinë këndon guri …
Këndon dhe një fije bari…
Hingat ishin me dëborë
Faqet plot me trëndelinë ,
Si një vajzë vetull-kurorë
Ndrinte Hëna mbi kodrinë….
Zogjte dy nga dy lodronin
Mbi nje degë trëndelinë ,
Putheshin dhe dashuronin ,
E sfidonin pandeminë….
Zjenin sheshet dhe korija
Simfoni e padëgjuar….
Sikur vetë perëndia
Ziafete kishte shtruar…!
Edhe unë ia mora këngës
Elmazi * ia priste shtruar ,
U ngritën flatrat e zemrës ,
Gati për të fluturuar …
Atje kish vërtet pranverë
S’kishte fije pandemije ,
Un u deha si me verë ,
Arratisur prej ” kulvie “….(Korona)
Nuk e di gjunjët ç’do thon ,
A do binden tjeter herë ,
Por zemra do jetë gjithëmonë
Për tek “MEKA…” ku kam lerë…
– Elmazi * Kushriri im i mrekllullueshëm.
Bashkë shkuam ne ” Mekën …” tonë…..
Më 2, Qershir .2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.