BAÇEVAN
I SË VËRTETËS
Baçevan për të vërtetën
Prometeut shum i ngjet,
Befasi…ti s’qënke vetëm ,
Paske njëmijë okë lezet…!
Si lis legjendar qëndron ,
Me supe i pret rrufetë…
Në çdo stinë gjelbëron,
Këng’ e zogjve të jep jetë…
Edhe Dielli që ndrin vëtëm
Rrotull tij ka ziliqarë,
Por pa të s’do kishim jetën
Ndofta s’do kish fije bar.
Të kesh në gjak të vërtetën ,
Ke dritën që vezullon….
Drita stë lë kurrë vetëm,
Si nëna birin të mbron….
E vërteta është sa Qielli ,
S’gjendet duvak ta mbulosh,
Ajo rrezaton si Dielli…
S’mbulohet Dielli me shoshë..
Për të tillë baçevan ,
Po qan baçja… jonë sot
Në u vëntë ujku çoban…
Mblidh shoqët dhe qaj me lot…!
8 shkurt 2021
SI NJË PËNDË QE…
Shokë të ngushtë ishim në jetë.
Si një pëndë qe në arë ,
Distanc vure ti, si mbret ,
Sapo hipe në një kalë .
Kali…një ditë u harbua …
Të përplasi si një mizë,
Kur hape syt më pe mua,
Po të fashoja kurrizë…
Kur më qëllonte mua kali…
Ti si struci kokën mbrojë,
Më hidhje ca zaje mali,
Gjuaje fjalë dhe raportoje…
Ndoshta ndaj të befasova,
Fryma për një çast të ndali…
S’e prisje që të mjekoja,
Plagët që të shtiri kali…
Shkruar 10 janar 2021