Kiçoku, pranë kupës së kaltër qiellore,
Tempull, i ngritur nga vetë njerëzia,
Si amfiteatër me rreze të arta Diellore,
Ngjasojnë sheshet e blerta rreth tija.
Brenda një harku të shkurtër kohor,
Dy herë e masakruan fqinjët ogurzez,
Si bisha të urryera me ura në dorë,
S`kursyen as vendin e shenjtë të Teqesë.
Toka e djegur, shtëpi të rrënuara…
Rrënqethje mishi, klithma fëmije,
Jetë njerzish të prera, të masakruara
Për pazare, orekse të pista çmendurie.
Orekset e tmerrshme të fqinjve mizorë,
Ruhen të gjalla në folenë e kujtesës,
S’kursyen asgjë, si bishat në kor…
I vunë foshnjat në majë të bajonetës.
Sa gra shtatzëna, sa fëmijë të prerë,
Siç pritet me kosë bari i një lëndine,
Sa vajza të gjora humbën në humnerë,
Për të mos rën në dorë të rracës kaine…
Bresheri predhash erë tymi dhe baruti
Në flakë anëembanë Kiçoku, Trebeshina…
Si llavë vullkani, si djegie mazuti….
Cdo pëllëmbë gërmadhë dhe viktima.
Plagë të pathara, dëshmojnë mizoritë,
Fytyrën e vërtetë të çakenjve të vjetër!
Shqipen, si hëna e bukur që ndrin në orbitë,
S’mund ta spostojë asnjë forcë tjetër…
Tiranë 23 shkurt 2016
Fotot që po shihni më posht dëshmojnë
Barbaritë e fqinjëve të Shqipërisë.
Kjo ësht teqeja e Kiçokut.
Dy herë djegur nga dy luftrat Vitet 1913-1914
Dhe vitet 1940-1941