5.5 C
Tiranë
E enjte, 21 Nëntor 2024

Myslim Xhaferaj

 

ZJARRE në DËBORË

Kot s ‘i thonë mish e thua
Them se jemi dashur shumë
Nuk e di ç’thua ti për mua
Kur je vetëm e s’jam unë…

Zënka të vogla beteja..
Siç bëjnë retë lart mbi male
Po të mos ishte rrufeja
Kurrë nuk do kishte zjarre…

Ndezëm zjarre në dëborë
Shashtisëm dimrin e marrë
Rritëm lule bëmë kurorë
S’ndalet shpirti dashuruar…

Athinë 20 jenar

NEKTAR i SHPIRTIT

Oh ç’nektar paska kjo jetë
Me nipërit e mbesat tona ,
Janë si trëndafil me fletë
Ta shëron shpirtin aroma .

Gëzon shpirti,shtohet jeta
Energjitë përmbysin male ,
Marin forcën që ka bleta
Në kohën më optimale…

Kur rreshtohen për në shkollë
Si pëllumba si sorkadhe ,
Fluturon kjo zëmra jonë
Sikur ëshë njëzet vjeçare.

Sa të paqtë sa të mbarë
Si natyrë e qetë si drita ,
Të kristaltë si ujvarë
Gojën mjaltë,syrin me çika.

Janë si ëngjëj na mbajnë gjallë
Na rinojnë na bëjnë me fletë ,
I kemi si sytë në ballë.
Të vetmin thesar në jetë..

Athinë 10 janar 2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.