.MAZHANI JONË
I lashtë sa vetë lashtësia
Sa malet tona me borë
Siç ka dashur perëndia
Kryekrushu ndër dasmorë….
Si shqiponja mes flamurit
Në gjoksin e Trebeshinës ,
larg në epokën e gurit
Gjenden gjurmët e orgjinës…
Ka ca gjurmë hedhur në kartë
Nga ajo që priste ,qepte….
Kryeulkonja portë e lartë
Ujë në shoshë na jepte….
Port e lartë portë ferri
Varr i hapur në varrezë ,
Natë pa fund, dhe fundi erdhi
Ra përdhe si koker vezë….
Në këto troje të serta
Kur zhvillohej jetë stani ,
Gumzhinte jeta si bleta
S’kish ku të strukej tufani.
Ashpërsi e këtijë mali
I-u përul njeriut në gjunjë ,
I rrëmbeu djersën e ballit
I dhuroj vedrat me shkumë…..
Sa shumë i dhanë njëri-tjetrit
Sa lulnajat në lëndinë ,
Mali kuronte shëndetin
Njerzit i shtuan bukurinë….
Prej sevdaje jeta zjente
Plot voglushë mbushej shtëpia ,
Mali plak nuk e kursente
Gjirin e virgjër të tija….
Fshati treqind e ca dyer
Si kokosh një thelë mbeti ,
Shpërndarë si puplat në erë
Nga rrëmjjat e rrëmeti…..
Ripostuar me Pakë përmirësime
Ç’ thonë arkivat:
…Andej nga mesi i ramazanit, vit. 853
Fshati Mazhanj (me teks Mazhani)
me vkuf- banojnë këtu tre bylyqe,
Shtëpi 112 . Vejusha 7, beqarè 9.
Të ardhura 5122.
12 fshatrat qè ndodhen
në atë dokument , asnjëri nuk ka më
shumë se 30 shtëpi .