8.5 C
Tiranë
E dielë, 5 Prill 2026

Myslim Xhaferaj

 

PYETJET QË KËRKOJNË
P Ë R GJ I GJ E
Kjo pandemi nga na erdhi
Si cunami me tërbim ,
Kupa e qiellit e derdhi
Apo nga tjetër burim….?
Përjetojmë udhë pa shtigje ,
Corona rrëmben si lumi ,
Një pyetje kërkon përgjigje
Po shkencës s’i ka dalë gjumi…! *
Edhe shkenca edhe feja
Në tërë këtë kasapanë
Humbën si Dielli nga reja
Asnje rreze s’na dërguan ,
Është e mjegulltë trasparenca
Çoroditet gjithë mileti ,
Arën bosh që ka lën shkenca
Po e mbjell mediokriteti.
Mali mbi kokë na ka rënë
Mbrohemi brënda kulvisë ,
Besojmë në Diellë dhe hënè
Dhe tek forcë e dashurisë…..
*Shkenca mjekësore
Shkruar 30 mars 2020
“”””””””””””””””””””””””
ZJARRE NË DËBORË
Kot s’i thonë mish e thua
Them se jemi dashur shumë
Nuk e di ç’thua ti për mua
Kur je vetëm e s’jam unë…
Zënka të vogla beteja..
Siç bëjnë retë lart mbi male
Po të mos ishte rrufeja
Kurrë nuk do kishte zjarre…
Ndezëm zjarre në dëborë
Shashtisëm dimrin e marrë
Rritëm lule bëmë kurorë
S’ndalet shpirti dashuruar…!
Athinë 20 jenar 2020
“””””””””””””””””””
GËZUAR 2020- ta
Gëzuar miq 2020 –ta
Trungu ,degët gjer tek fteta….
Gjithë Shqiptarë kudo që jeni
T’ju ndrijë fati si rubini.
Gëzuar , grusht bashkuar
Si Tomorri i shënjtëruar.
Të na ruajë zoti së pari
Vlerat që nuk ka pazari….
Mëndje, shëndet dashuri….
Ç’i do qypat me flori..!
Kur gëzon NJERIU shëndetin
Tej përtej çan malin, detin…
Ka dhe forcë që ti mundi
Llumbra pis që pruri lumi…
Do t’i mund duke kënduar….
Të mbetet ar i kulluar…
Siç e ka krijuar Zoti
Të mos ketë më forcë ta ndoti…
I përjetshëm tha i pari
Nuk është llumbi, është ari…
31 dhjetor 2019
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.