KAPEDAN ME SHTATË
..NURE
-Dëshmorit Lumo Pavarit
Kur kërkohej sakrifica
Jetën në themele vure ,
Komisar Lumo Dëshnica *
Kapedan me shtatë nure…
Çizme fashizmit ulkonja
Flakadan ta ndezi gjakun ,
Ndaj u sule si shqiponja
Bashkë me Mujo Ulqinakun.
Ai përjetim i rëndë
Të bashkoi me partizanët ,
Prap ti luftove në këmbë
siç luftojnë kapedanë…
Shkëndiat e trimërisë
Prej xhaxhajt të erdh’ vetiu,
Ndërsa thelbi mënçurisë
Prej dajos dervish Aliu .
Në lëngatë ishte vatani
Të bëri thirrje liria ,
U vrave siç vritet luani
Thirre rroftë Shqipëria.
Në panteon e lirisë
Zure vënd si gur i rëndë ,
Trim o ajkë e djalërisë
Emri jot mbeti në këngë…
Trimat nuk i nxë dot dheu
Shkojnë në qiell si yll karvani ,
Sa hetè i kërkon Atdheu
Si feniks ngrihen nga varri…
Lavdi Trimave të rënè
për liri.
* Lumo Pavari…
Agranom i parë
në krahinën e Dëshnices.
në Përmet .
Dëshmor i luftës N.çl.
5 maj 2020 .
