Po dridhen si fije floku,
Pashallarët badakçinj ,
Sa nxjerr kokën “maçoku”…
Skutash po struken si minj…!
E drejta udhën e gjeti ,
Si ortek çdo ditë po rritet…
Po tunden malet dhe deti
E shtrëmbra po përpëlitet….
Tridhjet vite hodhën valle,
Tollën petë dhe bënë byrek ,
Nuk pandehën se”mace-madhe “,
Po përgjonte në një shteg….
Gjith parazitët përgjonte,
Ferrat…që iu ngjitën lisit …
Lisi gjorë po gulçonte,
Se mbante gjithë ferrat e fisit….
Ndal o bek se ka dhe hon.
Tani peshqit janë në rrjetë ,
Janë zverdhur si lejmon ,
Janë ata që bënin petë…..
Përparoftë kjo drejtësi ,
Si zjarr kashte të mos mbes ,
Të pastroi llumbin e zi ,
Të ringjall besim dhe shpresë…