Publikoje:Gjin Musa(marre nga Temae dites)
“Na i theve zemrat”/ Pjerin Ndreu në zi, humb njeriun e shtrenjtë të familjes së tij (Foto)
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka ndarë një lajm të hidhur mëngjesin e sotën në rrjetet sociale. Ndreu njofton ndarjen nga jeta të nënës së tij.
“Nuk ja dolem nene! Ike dhe na le! Na thyve zemrat. Gjithkush e do nenen e tij, dhe ne te deshem aq shume, per zemren tende te madhe qe tu semur e te mundoi aq shume. Ik e qete te babai, perqafoje se te ka marre malli, thuaji se na le si te deshi zemra! Lamtumire nene e dashur dhe e shtrejte!
Duke mirekuptuar gjithkend per situaten, pritja per nenen do behet tek Shtepia Funeraleve “Alba2000” prane Medresese, nga ora 14 e dites se sotme deri ne oren 11 te dites se neserme. Varrimi neser ne oren 12 ne Tufine!

