23.5 C
Tiranë
E hënë, 13 Prill 2026

Nafie Jella

GËZUAR FESTËN NIPI IM

Je një zog pranvere
Që në pemë cicëron,
I bukur si ylberi
Ngjyrat kur lëshon.
Të kam sy të ballit
O gëzimi im,
Pa ty jeta ime
Do t’ndjente dëshpërim.
Posi yll në qiell
Pa nda që ndriçon,
Më mbushë plot gëzime
Çdo hap që hapëron.

Fjalët tuaja të ëmbëla

Mjalt e mrekulli

Mbushin zemrën time

Me plot dashuri

“”””””””””””””””

S’IA QAN KUSH HALLIN FAKIRIT..!!

Mos,

shpirtin tënd ,

jo t’përdhos.!

Se,shpirt shkret,

kot që je.!

Një bark ke,

derr nuk je.!

Mjafton mendjes,

vej fre.!

Rreth e rrotull teje ka

T’pa ushqy dhe fukara.!

Të pa ngrënë e të pa vesh,

buza kurrë ,nuk u ka qesh.!

Or njeri,

edhe ti ke fëmi.!

Mendjes thirri ,bre njiher,

po me qenë vetë i mjer.!

Fëmit e t’mjerit qajnë për dit,

u ka kalb loti dhe syt.!

Eh sa e pa drejt,

dikush hiç,

e dikush i përpiu krejt.!

Dikush punoi,

I pa munduari përfitoi.!

Djersë rrëkeu,nuk shijoi.

i vorfnum varrit i shkoi.!

Mos mor i pa drejt,

mos i merr për vete krejt.!

Jetojm,n’ditët e qafirit,

S’ia qan kush hallin fakirit..!!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.