Kush eshte Nafie Jella

Nafie (Kazani)Jella.Lindur ne Gjorice e Epert,martuar ne Gjoricen e Poshtme.Lindur 25.06.1952. Kam mbaruar shkollen pedagogjike (17Nentori Tirane)Specialiteti ”Mesuesi”Kam vazhduar pa shkeputje nga puna nje vit ne shkollen e Domboskos me petagog te huaj (Anglisht,Italisht,Kompjuter)dhe mora vlersimin mesatar.Kam mar Drejtshkrimin nga ministria e arsimit.Jam vleresuar nga pushteti vendor me certifikate mirenjohje.Ministria e arsimit duke pare perkushtimin tim te punes ka botuar librin shkollor Edukate Shoqerore te ilustruar me fotografite e nxenesve te mi,ku nderko ne ishim ne klase te trete,por tema e librit ishte per vleresimin e klases se peste ne dy tema kimunikimi,ku u punuan neper shkolla te vendit.Ishte koha e zhdukjes se analfabetizmit dhe kam punuar ne nje klase me 45nxenes ne moshe madhore ku te gjithe arriten te shkruajn e te lexojne shqip.Per arsye kuadri kam dhene mesim(gjuhe shqipe,letersi,algjeber gjeometri,fizik, dhe shum lende te tjera ne shkollen Unike)Kam qene e perzgjedhur sekretare e pushtetit vendor me mandat,Torovic NBSh Lezhe.Kam pervetesuar korikulat e reja dhe kam bere disa tema shkencore.Vlersimi ditor ishte (shume mire e shkelqyer nda drejtoria).Nuk kam mar vrejtje ne punen time te perditeshme. MESIMDHENESE qe ne vitin 1970-2009:ne shkollat, Gjuras,Gjoric,Torovic Lezhe,Preze,Kus Kashar,Mezez e Mezes Fushe. Perberja familjare:E ve qe ne vitin 1988,jam perkujdesur dhe me nenen e bashkeshortit ndjes paste edhe 10vite mbas humbjes se djalit te saj te vetem me mundesit e mia.Kam humbur vajzen e vetme qe ne moshen 29vjece dhe me ka lene tre engjej qe sot jan rritur e shkolluar,zoti me ka falur dhe kater djem,dhe te gjith jan familjare dhe me kan bere gjyshe e stergjyshe.Kam 13niper e mbesa e 1sternip.Kjo eshte biografia ime e perbledhur ne pergjithsi.Ndjej previlegj te madh te ndaj me ju biografin time.Shkruaj pak pak e komentoj sakt.Kjo jam une e jam vetvetja.
FAQET E MBESËS ELA
{ Për fëmijë }
Mbesës time Ela
Të dashur, e të bukur,
Gjyshja Shukrije ia lidhi
Flokun me një flutur.
Për faqet e bardha
Të vogla si pogaqë,
A ti puthi e pyeti gjyshja?
Se ti shumë më kënaqë!
Po i tha Ela
Këtheu kokën me një anë,
E majta është e jotja
Tjetrën gjyshit ia kam lënë.
Qeshi gjyshja e lumtur
Për fjalët e mbesës Elë,
E shtërngoi dhe e puthi fort
Në faqe dhe një herë!
QAMETLINJTË U BËMË NE….!!
Shqipëria vëllezër mbeti.
Keq më vjen.
Në ditë qameti.!
Në më pyetshi ,përse.?
Qametlinjtë u bëmë ne…!!
Në më pyetshi ç’kusurë ka.
Kusurë gjëmët u bëmë na…!!
Mbi të shtrenjtin mëmëdhe.
Qametlinjtë u bëmë ne…!!
“””””””””””””””””””””””””
U THASHË VALËVE : -LAMTUMIRË !
Po ecje me hap të shpejtë,
Era flokët t’i trazoi.
Tek sa trupin mbaje drejt,
Zemra rrahjet prap m’i shtoi.
Mbeta në minura, mbeta,
Në breg të detit i shtrirë.
Kur me sy ty të gjeta,
U thashë valëve : – Lamtumirë !