13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Naim Jonuzi

 

Mimoza Dhamo, Artistja me zerin e embel …..xxxx
Mimoza Dhamo !
Kengetarja qe mbeti e paharruar ne memorjen e cdo shqiptari, simpatikja me floket e dendura onde onde, vjen ne kujtesen time si artistja e kengeve te lehta, ne zerin e se ciles, tingellonin embel tingujt e cdo kenge interpretuar prej saj plot shije dhe jete.
Audjenca dhe dashamiresit e saj, kujtojne me nostalgji paraqitjen e saj ne skenen ender per cdo kengetar, te ”Kengeve te festivaleve ne RTSH”, ku e drejta per tu ngjitur ne ate ”olimp” i perkiste artisteve qe vinin nga nje konkurence e forte, me interpretimet me te mira.
Kete privilegj e kishte edhe Mimoza Dhamo, e cila me kenget e saj dhe bashkpunimin me kompozitoret me te mire, fitoi zemrat e mijerave simpatizanteve.
Simpatizantet e saj, kurrsesi nuk mund te harrojne duetin e Mimozes me Gezim Celen ne festivalin e 27 te kenges ne RTSH, me titull, ”Mes dashurive”, kenge qe u mirprit mjaft mire nga spektatori, e qe ne perfundim mori cmimin e trete.
”Bore dhe hene”, titullohej nje tjeter kenge e saj, interpretuar ne bashkpunim me kengetarin e mirnjohur, Bashkim Alibali, pjese e festivalit te 28 ne RTSH, qe mbante si kompozitor te madhin, Avni Mula.
Por serish Moza, do te ngjiste shkallet e festivalit te kenges ne RTSH, edhe ne te 29 festival te saj, cka deshmonte nivelin deri ne perfeksion te interpretimeve te kengeve te lehta shqipetare.
Natyrisht, rrugeve te Tiranes, dhe qyteteve te tjera te Shqiperise, te rinjte i kendonin plot nostalgji dhe deshire, pasi tashme interpretimet e Mozes ishin kthyer ne kenget e dites, ku faktori koh, e kthehu ne nje artiste te paharruar.
Kujtojme gjithashtu, kompozimin e nje emri te madh te muzikes shqiptare, Edmond Zhulali, ”Udhetoja me endren tone”, nje kenge e kenduar nga Mimoza Dhamo, cka tregon besueshmeri dhe vleresim nga kompozitori.
Por repertori i kengeve te saj jehon bukur per kedo qe ka parasysh artisten me zerin e vecante, me kaq embelsi e shije.Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona
”Jo s’mundem te urrej”, eshte nje tjeter kenge kenduar prej saj, ndersa simpatizantet e Mozes, kujtojne me nostalgji kengen, ”Mengjeset ne Tirane”.
Mimoza Dhamo, eshte pjese e kuartetit te kenges,”Fluturbardha jone”, e cila eshte fituese e anketes Muzikore ne Radio Tirana, per vitin 1986.
Por ndjekesit e saj nuk mund te harrojne duetin me kengetaren Nazmie Kasmi, nje tjeter interpretim vlerash, me permbajtje te qarte artistike.
E shohim serish Mozen mes artisteve te rinj, me te njejten deshire dhe pasionne interpretimesh, por ne nje performance paksa ndryshe, si interpretuese e kengeve te bukura popullore te trevave te ndryshme te Shqiperise. Ajo mbetet nje artiste e madhe.
Natyrisht koha ben te sajen, njeriu nuk mbetet si ne diten e pare te lindjes, por gjurmet qe le nje artiste si Mimoza Dhamo, per vet vlerat e artit shqiptar dhene ne vite, duhen vleresuar nga institucionet perkatese.
Sigurisht, i kerkoj ndjese Artistes sone dhe simpatizanteve te saj, pasi udha e Mimozes, eshte nje rrugetim i gjate vlerash artistike, ku une mundet te mos kem paraqitur sic duhet vlerat e saj.
Mimoza Dhamo, artistja me zerin e embel !
nga: Naim Jonuzi.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.