9.5 C
Tiranë
E dielë, 3 Maj 2026

Namik Selmani

May be an image of Namik Selmani
Kali i Isë Boletinit
May be an image of 6 people, including Ridvan Muslija dhe people standing
Tash njëqind vjet ia dëgjojmë trokëllimin e patkonjve
.Ia kemi parë lëkurën e djersitur e kapistallin e tendosur
Rrugë të gjatë ka bërë në Prizren, Myzeqe e në sheshe Vlore
Me një sokëllimë lirie në zemër e në gjoksin e gjakosur.
Mes heshtjes së ndarjes të tjerë Isë janë vënë në radhë.
Fort dëshirë paska kali që t’i hipin të tjerë luftëtarë syshkëndijë.
Oo, po cili arkëmort mund ta mbajë ëndrrën kapuçbardhë?
Cili flamur kuqëlor nuk i ulet heroit të tij në gjunjë me nderim?
Buka e sofrës sot nuk paska kukama lokesh e lotë vajtoce
Nuk paska piskama burrash nën një lis me flokë të shkulur
Ai erdhi me bajrak të ulur në kullën e tij si në qoshen e një ode
Me amanetin e rizgjuar si bistaku kurrë i pakëputur.
Tupanin e fundit e telin e lahutës për të do ta nderim.
Lulen e fundit të truallit do ia vëmë revoles së tij legjendare.
Ligjëron ai varr dhe ndrin sa njëmijë harqe ylberi.
Si përqafimi i Drinave dashka duart të jenë bashkë mes brazde.
Ibri sot po ia hidhka në ballë kurorën e blertë
Bajraku dhe blerimi i ulen ne gjunjë pas udhës së gjatë.
Joo, nuk e duam heshtjen që na mbajë në fyt si çengel.
Dhe në varrin e dytë dhefreskët e duam sërish prijatar.
Lëreni të kalërojë kalin livadheve të bleruar e të ngricuar Mitrovice!
Mos harroni t’ia jepni shalën e tagjinë më të mirë të arës!
Të tjerë Isë do ecin trokndezur si eshka në troje shqiptarie!
Në kërkim të një ëndrre që do këngë të pashuar shqiptarie.
Lëreni kalin e Isës të ecë, të fluturojë
Pas tij djemtë e palindur sërish të ëndërrojnë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.