-1.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Namik Selmani

Kujtesë
Karta krediti në banka
Karta metroshë,
Karta identiteti.
Numra policësh,
Zjarrfikësash,
Dixhej për ditën e dasmës
Numra taksishë,
Karburantesh,
Të dashurës me sy deti
Numra mjekësh,
Agjencishë funerale,
Të lokaleve të natës.
2.
Bileta avionësh,
Operash,
Filmash me metrazh të mesëm e të gjatë
Bileta futbolli,
Boksi,
Bileta cirku më të ri të ardhur nga Kina
Adresa gazetash,
Që pjellin kohën,
Ku mbizotëron humori dhe drama.
Numri i butikut,
Në furnizimin e ri
Që ka vënë tek vitrina.
3.
Numrat e mjekut të syve
Të zemrës, të kancerit
Numri i i psikologut
Që mat me para këshillën e dhënë.
Numri i mbledhësit të plehrave
I pastrueses së tapetit
Numra që ngatërrohen
Si dita me diell
Me natën me hënë.
4.
Adresa e mjekut të qenve,
Të maceve,
Mbase të majmunit,
Numra azilesh,
Luleshitësash,
Picerive të Natës
Numra miqsh
Numra mikeshash
Që trondisin qepallat e gjumit
Numra fotografësh
Verëshitësash
Që të ofrojnë gazin e shampanjës
Parisi
Numër ëndrre të bukur,
Hënëplotë, të paprekur
numër
që asnjëherë
nuk ka nevojë ta mbash të fshehur.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.