Me lotët e Lokeve të Kosovës
Mund të bëhej një Elbë tjetër
Një Senë me ura gjigande,
një Vollgë, Dniepër, një Don
një tjetër Danub a Tamiz
Ku dallgët maten me malet me dëborë
Ku vala ujin e shuan, e than, e ngrin.
Mbase do të thahej nga dhimbja dhe vetë Drini.
Ku u hap Porta e Mikpritjes së rrallë në botë
E për to
Do ia shtrij telat lahutës sharkisë e sa e sa netë dimri
E
Gjer në qiell do ta hidhja valles në Rugovë.
Përulem
Para fjalëve dhe poezive në librat për trimat.
E mendoj për ta
Gurët e kalave në bedena.
Do të mendoja një çast lisat e pishat
Do të ngjitesha në shkallë
Drejt maleve majëmprehta.
Me oitë e nënave
Mund të bëheshin dhjetra simfoni
Të kënduara në salla moderne
A në pallate ku hyjnë e dalin diplomatë.
Vërtet
Në dasma e në pajtime kemi hedhur pushkë drejt qiellit.
Të hidheshin nga kompozitorë në pentagramë.
Me piskamat e burrave
Mund të çaheshin dete e brigje
Mund të çahej dhe shkëmbi më i lartë.
Jo si në mitët e lashta antike
Jo si ndodh kur e sheh në film e përrallë.
Për to Shekspiri
Do të bënte të tjera tragjedi
Nuk do kishte nevojë për prozhektorë e skena
Se është Kosharja, Ibnica, Drenica e Reçaku.
Është ajo Kullë e Jasharajve mureshpuar me lavdi.
Janë varret e pagjetura me gjurmë të pathara gjaku.
Atje
U dogjën oxhakë, magje, djepe e plugje.
U dogjën
Drapërinjtë që do korrnin grurin e barin.
U dogjën
Abetaret me shkronjat bash si lule.
Karficat
E dukatet e vajzave shpirtbehari.
Me lulet e varreve
Mund të mbusheshin autostrada ku nxitojnë makina.
Mund
Të mbusheshin vagonat luksozë ku shijohen kafe, çokollata.
Me vallet e majëkrahut
Mund të garonin operat e Verdit, Bahut në skenat me dritë
Mund të këndoheshin
Në stadiume e teatro modernë
Mund të vallëzoheshin
Në arenat e hipodromët me mure të larta.
Mbase shkon ai zë dhe atje në Hagë
Atje ku të mbetet në sy peshorja më drejtësi
Një tokë martire kullon në çdo pëllëmbë me plagë.
Një tokë që ka nisur një rrugëtim të ri.