17.4 C
Tiranë
E shtunë, 13 Qershor 2026

Namik Selmani

Gjuha jonë purtekë flamuri
Gjuha jonë purtekë flamuri
Është e lashtë sa dhe bota
E përcjellim bir as biri
Nëpër vite s;e humb koha.
Gjuha jonë fole bilbili
Ardhur tej nga lashtësia
Mjaltë malesh, polen rilli
E bekon vetë Perëndia.
Për të vargje thuri Mjeda
Vjershëroi me mall Naimi.
Mblodhi fjalët porsi bleta
Kostandin Kristoforidhi.
Prijatar ai Gjon Buzuku,
Në la shqipen tek Formula*
Bash si fara që hedh bujku
U fut shqipja në ninulla.
Vjen Babë Duda gojëëmëbl
Prag më prag sërish troket
“ Kush s’mëson gjuhën e nënës
I dënuar është për jetë!”
Petro Nini plagëhapur
Pëshpërin ca amanete.
Sup më sup e krahët zgjatur
Shqipja kurrë të mos tretet.
Në një botë me vezullime
Me ujëvara e avionë.
Të mos mbesë si një jetime
Gjuha shqipe, gjuha jonë.
Të mos vyshket nga i ftohti
Mos e kalbë kurrë harresa.
Bashkë me gjuhët që ka globi
Të jetë lulja që ngroh breza.
• Formula e Pagëzimit”-dokumenti i parë i gjuhës së shkruar shqipe i hartuar prej Gjon Buzukut
• Marrë prej librit “ Lulet e diasporës”
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.