Namik Selmani

Mos më duaj
Mos më duaj nëse të shtoj qoftë dhe pak një moçal jete
Nëse nuk të jap një shkallë për të kapur të tjera maja
Nëse të them një ditë se do të jap qiellin përtej reve
I thuaj të gjithëve se ke takuar diku një të marrë.
Mos më duaj e bjeri në agim e muzg këmbanës së trishtë
Nëse nuk të sjell trëndfilë petalefreskët në sinorët e zemrës.
Hiqi gurët e lëmuar kur të eci mendueshëm në rrugicë
Thama blerimin e merrma dehjen e pranverës.
Qoftë dhe një copë dashurie mos vër për mua në një tryezë.
Nëse të sjell në trupin tënd shpirtin e ngricuar.
Sill gardianë për këngë, e thami lulet plot erë
Asnjë gonxhe për besë, mos më lër në livadhe për mua.
Jo, mos më duaj, asnjë fjalë mos më pëshpërit,
Nëse nuk i jap besë zemrës tënde si qiell i praruar.
Ngrej mure kloni që asnjë shkallë nuk mund t;i ngjisë
Merr ca re të zeza e sill shi, e ngrej cunamin e egërsuar!
Mos më duaj e gjëmbomë me driza hapa e gishtërinj dore
Nëse një ditë mbjell filizët pelin për shpirtin e egër.
Në brigjet e larë me dritë, thami ëndrrat pikëlore
Dërgoma në Trekëndshim e Bermudës Anijen e Shpresës.
Mos më duaj nëse nuk gjakos nofullën me dhimbje
Para një halli që jeta na sofër mund të na japë.
Jo si zarfi i tenderave ku vihen miliona dhe hile
E sytë ziliqarë, për para bëhen dallgë shkumëbardhë
Mos më duaj nëse nuk të jap qetësinë dhe tre pranvera.
Të më duash si të ishim një bedenë e plis dheu
Të ngjitesh tek dashuria duhet burimi i pastër dhe besa
Ardhur prej viseve ku ligësia është relike muzeu.
Mos më duaj
Nëse nuk bëhem re me shiun e trëndëfiluar
4 shkurt 2018
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.