22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Namik Selmani

.Toreadorët
No photo description available.
Çdo ditë sikur jemi toreadorë
në arenë me dema brirëfortë.
Nuk mjaftojnë
Çarçafët me ngjyra të forta, të ndezura.
Nuk mjafton një arbitër
që betejën ta nisë e ta mbarojë.
Nuk mjafton vetëm urimi me fjalë si lulet e freskëta.
Me monologje toreadorësh
Prekim zinxhirë, hekura
Në këmbë e në duar.
Ani pse nuk kemi ballaz
demat dhëmbëngërdheshur
Pse kështu???!!!
Flasim si migjenianë të kohës së egërsuar.
Në një trastë të grisur
Yjet e ditëve të paprekura kemi fshehur.
E na duhet në arenë
të jemi toreadorë sypafjetur, syngulitur.\
Edhe pse na mungon një trajner i mençur.
Kudo dema të zinj, të kuq,
me kollarome diploma
Na shfaqen gojëuritur
Të na godasin
Në gjumë, në kokë,në këmbë,
përherë për gjak të etur.
Nëse një ditë do të zhduken
Arenat me zhurma e me klithma.
Sërish do të jemi toreadorë
Në Arenën – Jetë.
Në të tjera përleshje në të tjera sfida
Me tamtane fitimtarësh të një ëndrre që realen e prek.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.