18.5 C
Tiranë
E mërkurë, 2 Korrik 2025

Nasia Xhemalaj

S’DUA GJË TJETËR.

Gjithë ç’kisha punuar,
I dhashë për të bërë një fëmi,
Gjakun e zemrës dhashë për ta patur,
Një lule drite pranë shpirtit tim.
Dëshirat, s’plotësohen të gjitha,
Tre lumenjë drite më vërshojnë në shpirtë,
Ndrijnë si tre yje galaktike,
Gjak nga gjaku i vëllait tim.
Luani, Redi dhe Lana,
Rriten si të shëndetshmit lastarë,
Buzëqeshja e tyre o Zot,
Është si i tokës thesar.
Dy mbesat në tjetrin kontinent,
Afër si kam, sa larg…
Kur shihemi ekranit të kompjuterit,
Si lule maji më ngjajnë.

Të mençura, të bukura si Afërdita,

Dy ishuj thesar diamant,

Si dua më, gjë tjetër jetës,

Veç ti shoh mirë e faqebardhë.

“”””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

MË PUTH.
(Në ditën e puthjes)

Më puth, më puth dy buzët qershi,

Të ndizem è të shuhem në ato duar burrërore,

Mos ndal, ngadal poshtë e më poshtë rreshkit,

Dy hënëza të bardha më poshtë bëjnë dritë,

Në majat e tyre dy qirinjë të kadifenjtë ndezur,

Merri në duar, e më të poshtë luginës zbritë,

Në parajsën è praruar, shpirtin lëshoje,

Të bredh ergjele, të marrë frymë,

Më puth…

“””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe syze dielli

JETË E VËSHTIRË.
Në timon kujdesem, e qetë të jemë,
s’bëhet shaka është si arma që vret,
e dua jetën, e bashkë me timen,
kam dhe njerzit e mi të shtrenjtë.
Shqetësohem për vëllezërit, për punët e tyre,
në fshat jeta është e vështirë,
dhe kur punët shkojnë praptazi me kohën,
si thika me dy presa ankthi, i pa mëshirë.
Ndihmoj sa mundem, jam mërgimtare
në gjendje pak më t’mirë se ata,
jeta është bërë shumë kurrsimtare,
dhe fijen e perit na shesin për tra.
Vinë llogaritë dy shkallë më poshtë se rroga,
e supet nga çudia ngremë si kodër e thyer,
Kopraci i Molierit, nga varri i vet te çohej,
do çmëndej nga habia.
Korendi, uji, qiraja, makina,
dhe dy ilaçe i do njeriu,
shumë punojmë, e shtrenjtë jeta,
andej nga lind, humb dhe dashuria.
Do thoni, se botën e kanë zënë të dridhurat,
globale e keqja, me sy e vesh e ndjekim,
shtohen sëmundjet, diku bëhet luftë,
dhe krizat njëra – tjetrën ndjekin.

E vështirë jeta, kjo fjalë më shponë veshët,

kudo dhe kurrdo mund ta dëgjosh,

A të grrishë zemra?! – Timonin drejt s’ja mbajte,

dhe mua diku shtrembër më shkojë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.