8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Nasia Xhemalaj

Kështu e kanë dashuritë.
Buzë detit jam ulur e të mendoj,
në të njëjtën tavolinë, në të njëjtin vend,
atëherë ish ditë qershori, e deti ish i qetë,
me dallgë sot gjëmon, sikur don’ të çajë retë.Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme
Sikur më thonë – ik që këtu,
s’të përket më kjo tavolinë,
me një teke kafe vjen e ulet Ai,
dhe me pulbardhat flet për dashurinë.
Vera që porosita, s’po më ngrohte aspak,
si ngjante asaj vere- mjalt, që bashkë dikur pimë,
si çakmaku zjarrin, gjakun na ndezi
dhe me puthje pushtuam botën të gjithë.
Por ashtu siç nisi, aq shpejt mbaroi,
kohën e shkurtër e kanë dashuritë e mëdha,
sikur dreqi i frynë me frymë, e bënë aizberg,
e rrokullis “orteqe” dy zemra te ndajë.
Një dallgë e madhe më trembi në çast,
sterkalat më shkundën, kur ti ndërmend të sillja,
dhe varka lidhur tutje në liman,
sikur donte ti shpëtonte dallgeve që e rrihnin.
Mbas asaj vera mu bë gjithë krip,
dhe deti mu duk si pus i errët,
një re si pelhurë e zezë veshi qiellin,
nën çadër u struka, e humba qytetit.
Shikoja mos shihja një siluet të të ngjasonte,
(sa shumë mes neoneve më ngjanë si ty),
u mata të të thërrisja me zë emrin,
më shuhej zëri në buzë për çudi.
Kështu e kanë dashuritë mendova,
vinë e ikin, si qiellit retë,
disa vinë si zjarre vullkani e shuhen,
disa si vala e detit të qetë.
“”””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i natyra

KARROCIERI I FSHATIT TIM. (Kushtuar Kujtim Bibes)
Në rrugët e fshatit, mbushur baltë,
dimrit kuajt e Kuces karrocën gropave kurrë se lanë,
dhe pluhurin si shtëllunga resë e ngrinin,
në stinën e verës, kur shkonin revan.
Me ca flokë krisaf mbi ballë, në të bardhë,
kështu kish lindur Kucja që fëmijë,
i pa përtuar, puntorë, zemërbeharë
ish’ Kucja, karrocieri i mirë i fshatit tim.
Ngarkonte e shkarkonte prodhimet fushave,
në çdo rrugë e orë e shikoje me karrocën e tij,
-ec Maci, ec Grivo, – u thërriste kuajve,
dhe lehtë u rrihte vithet me kamxhik.
Si petale trëndafili buzët e tij të veçanta,
buzëqeshja si pika e veses, sytë plot shkëlqim,
as lodhja, as varfëria, nuk ja zbehën cilësitë e arta
njerëz si ai vijnë rallë, si ëngjëj nga perënditë.
**********’**********************
LOTON SHPIRTI ÇAM.
Fshehtas kam ardhë në shtëpinë stërgjyshore,
muret rrënuar rënkojnë tër plagë,
trarët e djegur nga një dorë mizore,
në këmbë çatinë më dot se mbajnë.
Në gjunjë u ula në vatrën e nxirë,
mbuluar me pluhur sjellë nga kohrat,
me dorë e fshiva, psherëtiva me shpirt,
e mendova, e mendova,
kur vallë zjarri në vatrën e shkrretë,
do ndizet dhe gjellët çame do gatit..?!
Në oborr një tufë lulëkuqe kuqëlonin erës,
pranë portës një tufë manxuranë kish mbirë,
nga palca ullirit të djegur ca filiza paskan çelur,
prisnin një dorë, nga të zotët e tyre të merrnin frymë
Këputa një filiz e vura në gji,
në oborr të shtëpisë ku jetoj e mbolla,
u rrit e u bë një goxha ulli,
mbuluar i tëri me gjethe e kokrra.
Vjeshtës kur shiu pikë- pikë nis pikon,
nga ulliri, vet shpirti çam nis loton…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.