7.5 C
Tiranë
E premte, 14 Nëntor 2025

Nasia Xhemalaj

Open photo

Gëzuar Krishtlindjet miq e shoqëria.

URIM.
U lind sot i biri i Zotit,
një bekim perëndie prej qiellit na erdhi,
një fëmijë lindi, sikur çel një trëndafil,
në këtë tokë të shenjtë, rilindëm e ne.
Sot prej shpirtit më rrodhi një urim,
sa “pesha” e tokës, sa madhësia e “qiellit”,
dhe po e ndaj me ju miqtë e mi nëpër botë,
siç ndau me ne bekimin Perëndia.
Merreni këtë urim trëndafil,
kush adhuron Zotin e birin e tij,
vëllezër, miq, shokë, gjithkund njerëzia,
dhe gjithë ata, që udhëtojnë në rrugën e “dreqit”,
se ka përherë kohë për pendim.

Ndriçojeni o njerëz këtë ditë,

sikur të jetë dita e parë, e rilindjes së shpirtit tonë,

pa mëkate, lëndim e poshtërim…!

“””””””””””””””””””””””””””

NË VAJZËRI.
Në fshatin tim rrallë binte borë,
nuk mbahet mend, vend bregdetar,
unë isha vajzë si ngjalë Rrëze,
një lule bore isha, borë e bardhë.
Isha një lulëkuqe fushe,
një trëndafil i kuq avllie,
unë isha një guack deti,
që luaja në valë dashurie.
Faqet mosha mi ndizte prrush,
në zemër flutura, në vals lumturie,
më i ëmbël se valsi i Vivaldit,
skalitur dy gjinj, si gjinj perëndie.
Si borzilok në saksi isha,
që vinte aromë visesh Çamërie,
Nazo naze madhe, gjithë lezete,
ishte e mbeti vajzëria ime.

Në fshatin tim rrallë binte borë,

nuk mbahet mend, vend bregdetar,

një lule bore mbeti shpirti im,

fletë, fletë digjej, e digjet në zjarr…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.